20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Brescia i ndërpret kontratën Mario Balotellit

Klubi i Brescia-s i ka ndërprerë kontratën Mario Balotellit, pasi sulmuesi nuk u paraqit për asnjë ditë në qëndrën stërvitore, pas rikthimit.

“Il Messaggero”dhe “Gazzetta dello Sport” raportojnë se presidenti i klubit italian, Massimo Cellino i ka dërguar një letër sulmuesit 29 vjeçar, ku i kërkon prishjen e kontratës 3 vjeçare.

Edhe pse kontrata e Balotellit me Brescian skadonte në vitin 2022, ekzistonte një kaluzolë, ku thonte se palët mund të ndërprisnin bashkëpunimin midis tyre, nëse skuadra zbret në Serie-B.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, asnjë veprim juridik nuk është i nevojshëm, pasi përfundimi I kontratës u arrit me menaxherin e 29 vjeçarit.

Pas katër vitesh në Francë me Nice dhe Olmypique Marseille, “SuperMario” nënshkroi për klubin e tij të lindjes verën e kaluar.

Balotelli zhvilloi paraqitje të mira me klubin italian, mirëpo më pas fillojë të mos paraqitet në stërvitje, gjë që solli edhe ndërprejen e bashkëpunimit.

Edhe pse ai u shpreh se kjo ishte për shkak të një problemi në stomak , Cellino u shfaq shumë i zhgënjyer, duke e quajtur blerjen e e tij një ‘gabim’.

Brescia i ndërpret kontratën Mario Balotellit

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Lajmet e Fundit