20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Selimi: VV-ja më e fortë se kurrë, s’ka përçarje brenda partisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se kjo është edhe më e fortë se kurrë, sepse ka 30 vende në Parlamentin e Kosovës, të cilat i ka fituar me votën e qytetarëve.

Ai tha se deputetët aktual do të jenë përfaqësues të zgjedhësve të tyre, pavarësisht që shumë prej figurave të rëndësishme ishin pjesë e ekzekutivit, e të cilët gjatë këtij mandati nuk mund ta ushtrojnë këtë detyrë.

“Lëvizja Vetëvendosje është edhe më e fortë sepse ka 30 vende në Parlamentin e Kosovës të cilat i ka fituar me votën e qytetarëve dhe deputetët aktual do të jenë përfaqësues të zgjedhësve të tyre”.

“Sido që të jetë ne veprojmë së bashku si organizatë dhe si bashkëaktivistë, dhe kjo nuk do të jetë asgjë pengesë që ne të bashkëveprojmë si Lëvizje Vetëvendosje edhe në të ardhmen”, shtoi Selimi.

Mes tjerash, Selimi ka thënë se nuk ka përçarje në Lëvizjen Vetëvendosje, por thjesht janë tendenca të oponentëve politik për ta paraqitur ndryshe këtë parti, raporton EO.

“Kjo është gënjeshtër dhe nuk janë zëra, por thjesht tendenca të oponentëve politik për ta paraqitur ndryshe Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Uroj që Lëvizja Vetëvendosje të jetë kushtimisht e përçarë gjithmonë kaq sa është sot”, shtoi ai.

Më Shumë

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit