18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Krenohet Policia e Prizrenit (Video)

Policia në Prizren ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2019, duke e vlerësuar si më të suksesshmin gjatë 10 viteve të fundit.

Drejtori i DRP-së në Prizren, Faton Alija, para përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme ka thënë se , “planifikimet dhe objektivat për vitin që e lamë pas janë realizuar me sukses, madje duke i tejkaluar në shumë fusha”.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka falënderuar për bashkëpunimin që kanë pasur institucionet komunale dhe policia, duke shprehur besim se vitin në vijim ky bashkëpunim do të jetë edhe më i frytshëm në shërbim të qytetarëve. /TV Prizreni/

DREJTUESIT E POLICISË RAJONALE NË PRIZREN, VITIN 2019 E VLERËSOJNË SI MË TË SUKSESSHMNIN GJATË 10 VITEVE TË FUNDIT

DREJTUESIT E POLICISË RAJONALE NË PRIZREN, VITIN 2019 E VLERËSOJNË SI MË TË SUKSESSHMNIN GJATË 10 VITEVE TË FUNDITPërmes një kokteji të organizuar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2019, duke e vlerësuar si më të suksesshmnin gjatë 10 viteve të fundit.Drejtori i DRP-së në Prizren,Faton Alija, para përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme ka thënë se , planifikimet dhe objektivat për vitin që e lam pas janë realizuar me sukses, madje duke i tejkaluar në shumë fusha ka theksuar ai. Ai ka njoftuar se gjatë vitit 2019 ka patur rënie të veprave penale me vitin paraprak rreth 20 %, të grabitjeve 45 %, janë regjistruar 4 vrasje, janë konfiskuar 160 armë, zbulueshëmëria ka qenë 72 %, realizim i urdhëresave rreth 4 mijë. Drejtori Alija ka njoftuar se numri i aksidenteve me fatalitet ka qenë 9 me 13 persona të vdekur, ndërsa janë shqiptuar 62 mijë e 997 tiketa kundërvajtëse në komunikacion ( 17.30 % rritje) si dhe 350 ndalesa për patent shoferë. Ndërkaq, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka falënderuar për bashkëpunimin që kanë patur institucionet komunale dhe policia, duke shprehur besim se vitin në vijim ky bashkëpunim do të jetë edhe më i frytshëm në shërbim të qytetarëve. Në fund, janë shpërndarë mirënjohje për njësitë dhe policët më të dalluar, të cilët me angazhimet e tyre në përmbushjen e obligimeve profesionale kanë treguar rezultate të larta gjatë vitit 2019-të.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Freitag, 17. Januar 2020

Më Shumë

Memli Krasniqi e konfirmon se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, konfirmoi se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit. Gjithashtu, Krasniqi dha detaje edhe...

Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të...

Lajmet e Fundit