3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Drejtoria e Arsimit në Prizren dhe DokuFest, me memorandum bashkëpunimi

Të mërkurën, drejtuesit e DokuFest dhe ata të drejtorisë së Arsimit të komunës së Prizrenit, në hapësirat e kinemasë së qytetit “DokuKino”. kanë nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit, për përdorimin e mjeteve audiovizuale nëpër shkolla.

Para nënshkrimit të këtij Memorandumi për Bashkëpunim, nga drejtori i Arsimit, Skender Susuri dhe drejtori ekzekutiv i Dokufest, Eroll Bilibani, para medieve ky i fundit tha se, përmes këtij memorandumi synohet funksionalizimi i bashkëpunimit afatgjatë në mes të dy institucioneve për krijimin e një platforme që nxit dhe mbështet përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativ-mësimor, në shkollat e mesme të larta të komunës, me qëllim të përmbushjes së kërkesave dhe rezultateve të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Kosovës, u shpreh drejtori Bilibani.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit, Skender Susuri, tha se rreth këtij projekti, ky dikaster është i gatshëm për të dhënë kontributin maksimal për realizim sa më të suksesshëm të tij. Ai tha se projekti në fjalë, ka një rëndësi të veçantë për informimin sa më të duhur të nxënësve për rreziqet dhe pasojat që po janë të pranishme në shoqërinë tonë shumë dukuri devijante, nga të cilat po atakohen të rinjtë tanë.

Drejtori i Dokufest, Eroll Bilibani, shtoi më pas se , ky projekt po jep frytet e veta në institucionet shkollore të komunave të tjera, implementimi i të cilit ka filluar më herët.Grupet punuese pritet që së shpejti të hartojnë modalitetet e nevojshme për realizimin e këtij projekti, i cili do të implementohet në shkollat e larta të mesme por edhe në disa të ciklit edhe më të ulët me fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019, njoftuan drejtuesit e DKA-së dhe të Dokufest-it./tvprizreni

Më Shumë

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Lajmet e Fundit