12.5 C
Prizren
E premte, 28 Mars, 2025

Has: Zymi i pasurive materiale e shpirtërore të shqiptarëve

Rreth 20 kilometra larg Prizrenit të pasur me trashëgimi kulturore, është një tjetër vend që mund të konsiderohet rezervat i aseteve të kulturës materiale. Është fshati Zym, që historikisht njihet si qendër e rëndësishme kombëtare shqiptare.

Për më tepër, natyra magjepsëse e Zymit e kombinuar me arkitekturën e vjetër, që megjithatë ka humbur goxha, është peizazh i jashtëzakonshëm, shkruan sot Koha Ditore.

I ndodhur në një lartësi në krahasim me Prizrenin, qytetin e vjetër e sheh si në pëllëmbë të dorës. Por jeta në këtë fshat nuk është e lehtë. Pikërisht për këtë, shumë banorë e kanë lëshuar fshatin për të migruar.

Shumica e tyre ndodhen në vendet ballkanike, për të punuar me zanatin e trashëguar të furrtarit. Kanë bërë shtëpi të reja për t’i lënë të zbrazëta, e për t’i vizituar në pushime.

Në mesin e shtëpive monumentale aty është edhe ajo në të cilën ka lindur aktorja e shquar shqiptare, Katarina Josipi. Në fakt kjo më shumë është një monument kujtese.

Pos mbase më shumë sesa për Katarina Josipin, Zymi lë vend për At Shtjefën Gjeçovin…

Zymi i pasurive materiale e shpirtërore të shqiptarëve

Më Shumë

Gramos Berisha: Shteti serb na vrau sepse ishim shqiptarë

I mbijetuari i masakrës së Suharekës, Gramos Berisha ka postuar në rrjetin social në përvjetorin e masakrës së Suharekës. Ai tha se ndihet krenar se gjenerata e babait të tij...

“Sulm” dhe “Kanosje”, Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj ministrit Fikrim Damka

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ministri të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se aktakuza është ngritur për shkak...

Lajmet e Fundit