Vashat e Bashkimit shënojnë fitore dominante, 93:58 në derbin e Prizrenit

Bashkimi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në garat vendore, duke shënuar një fitore të pritur në “Sezai Surroi” në Prizren ndaj Junior 06 Moni Bau.

Vashat prizrenase shënuan fitoren e radhës në garat e elitës te femrat, në derbin e qytetit, duke fituar ndaj Junior 06 në Prizren me rezultat 93:58 (39:12, 33:13, 11:16, 10:17), në kuadër të javës së 18-të në Superligën Femrat, përcjell PrizrenPress.

Çerekun e parë e fituan bindshëm me shifra 39:12, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë 33:13, që thelloi rezultatin bindshëm për të shkuar në pushim me shifra 72:25. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në dy pjesët e mbetura, ku vajzat e Junior 06, edhe pse fituan dy periodat e tjera, nuk arritën të kthenin rezultatin dhe Bashkimi fitoi me rezultat 93:58.

Brooque Williams kishte 15 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime për Bashkimin, derisa te Junior 06 më e dalluara ishte Vesa Krasniqi me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe një asist.

Bashkimi ka 17 fitore e një humbje, derisa Junior 06 pesë fitore e 13 humbje pas 18 ndeshjeve të zhvilluara./PrizrenPress.com/

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit