11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ministria zbret buxhetin për skenën e pavarur kulturore

Pos që Ministria e Kulturës këtë vit është vonuar për dy muaj në hapjen e konkursit për përkrahje të projekteve kulturore, “risitë” e këtij institucioni nuk përfundojnë me kaq. Fiks 140 mijë euro më pak sesa vitin e kaluar, janë në dispozicion të organizatorëve të ngjarjeve të pavarura kulturore. Përderisa vitin e kaluar MKRS-ja kishte ndarë 890 mijë euro për këtë kategori, sivjet janë planifikuar 750 mijë euro.

Florent Mehmeti, menaxher i teatrit “Oda”, ka thënë se skena kulturore është mësuar që kur ka nevojë të tërhiqen mjete nga ndonjë resor shtetëror, kjo ndodh me kulturën, e pastaj MKRS-ja shkurton buxhetin për projektet e pavarura kulturore.

Sipas Besa Luzhës, drejtoreshë ekzekutive e “Chopin Piano Fest”, nganjëherë shkurtimi prej 140 mijë eurosh nuk është çështje shumë substanciale sa është kriteri i përkrahjes së ngjarjeve të mirëfillta.

Sipas konkursit që do të jetë i hapur deri më 13 mars, do të përkrahen projektet dhe idetë me karakter profesional, promovues, stimulues, tradicional, inovativ e kritik.

Sipas Ligjit të buxhetit të këtij viti, në kategorinë “Përkrahja për kulturën” nëpërmjet së cilës MKRS-ja financon aktivitetet e pavarura, ka të njëjtin buxhet sikurse për vitin që shkoi. Kanë qenë dhe janë fiks 1 milion e 67 mijë e 851 euro

Më Shumë

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

“Beteja 3” në fundjavë

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës. Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në...

Lajmet e Fundit