23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, deklaron se nuk do të ndryshoj qëndrimin e saj, sa i përket votimit për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë.

Për FrontOnline, deputetja Balje thotë se përkundër trysnisë së paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti se do të merret personalisht për sigurimin e votive për kalimin e Kodit Civil, ajo nuk do të ndryshoj qëndrim.

‘’Unë nuk e ndryshoj qëndrimin tim’’ tha shkurt Duda Balje për FrontOnline.

Para deputetes Balje, edhe deputeti i VV-së, Gazmend Agusholli deklaroi për FrontOnline se do të votoj përsëri kundër Kodit Civil, që mundëson lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë

Në anën tjetër kryeministri Kurti tha se rreth kësaj çë shtje është caktuar edhe vendimi për mbledhjen e Qeverisë.

‘’Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë’’ deklaroj Kurti.

Po ashtu Kurti tha se po e bënë këtë pas shtetit të Malit të Zi, duke iu ofruar qytetarëve të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini

“Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini’’ theksoi Kurti.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Prishtina fiton minimalisht ndaj Lirisë

Fitore ka shënuar Prishtina e cila në udhëtim mundi Lirinë, me rezultat minimal 0-1. Krasniqi (88’), shënoi golin e fitores dhe të vetmin në këtë...

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Lajmet e Fundit