20.8 C
Prizren
E shtunë, 6 Qershor, 2020

Kushtetuta e Kosovës dhe mandatari për qeverinë e re të Kosovës

Faik MIFTARI

Pas shkarkimit të kryeministrit Kurti me mocion votëbesimi nga Parlamenti i Kosovës para ca kohësh, gjatë këtyre ditëve është aktuale procedura rreth nominimit të mandatarit për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës nga ana e presidentit të Kosovës z. Hashim Thaçi.

Gjatë punës në profesionin që e ushtrojë herë pas here kam hasë në paqartësitë apo gabime të theksuara që vërehen në tekstin në gjuhën shqipe të Kushtetutës së Kosovës, në krahasim me tekstin në gjuhën serbe dhe angleze të Kushtetutës së Kosovës. Nuk kam njohuri, se a kanë ndodhur këto gabime apo paqartësi në tekstin e gjuhës shqipe gjatë përpilimit të tekstit të gjuhës shqipe të Kushtetutës së Kosovës apo si rrjedhojë e përkthimit të saj nga gjuha angleze, dhe nuk e kam të qartë se pse me kohë nuk janë vërejtur këto dallime në tekstin e gjuhës shqipe me tekstet në gjuhën serbe dhe angleze nga përpiluesit e saj, saktësisht Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në këtë vështrim do të ndalem vetëm në paqartësinë që qëndron në tekstin e gjuhës shqipe së Kushtetutës së Kosovës lidhur me caktimin e mandatarit për krijimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës, e cila paqartësi tani jep hapësirë për interpretime të ndryshme, në të cilin edhe vet presidenti Thaçi thirret se “prej të hënës do të nis konsultimet me partitë politike rreth formimit të qeverisë së re”.

Pas dorëheqjes së kryeministrit ose për arsye tjera, në rastin konkret aktual, shkarkimit të qeverisë me mocion besimi nga Kuvendi i Kosovës, neni 95. par. 5 i Kushtetutës së Kosovës përcakton procedurën e mëtutjeshme të caktimit të mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Teksti në gjuhës shqipe, gjegjësisht neni 95 par. 5 , i Kushtetutës së Kosovës cek:“Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Me këtë rast pas dorëheqjes së kryeministrit ose për arsye tjera, në rastin konkret nënkupton pas shkarkimit të kryeministrit me mocion votëbesimi, qeveria ka ra , atëherë Presidenti në konsultim me partitë politike, këtu është përvjel gabimi në tekstin e gjuhës shqipe, duhet të jetë me partinë politike, ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri për të formuar qeverinë, për dallim nga teksti në gjuhën serbe dhe angleze të Kushtetutës i cili është më i qartë.

Neni 95 par. 5 në tekstin e gjuhës serbe të Kushtetutës së Kosovës është shumë më i qartë, dhe cek:

„Ukoliko Premijer da ostavku ili iz nekih drugih razloga njegovo/njeno mesto ostaje slobodno, Predsednik Republike Kosovo, u konsultaciji sa politi?kom partijom ili koalicijom koja je dobila ve?inu u Skupštini, imenuje novog kandidata, za formiranje Vlade“.
Këtu shumë qartë ceket “politi?kom partijom” që do të thotë me “partinë politike” apo koalicionin i cili ka fituar shumicën në Kuvend , presidenti mandaton kandidatin e ri për themelimin e Qeverisë.

Neni 95 par. 5 edhe në tekstin e gjuhës angleze të Kushtetutës së Kosovës është i qartë dhe cek:

“If the Prime Minister resigns or for any other reason the post becomes vacant, the Government ceases and the President of the Republic of Kosovo appoints a new candidate in consultation with the majority party or coalition that has won the majority in the Assembly to establish the Government”.

Edhe këtu shumë qartë ceket”majority party” që do të to partia partia shumicë apo koalicioni shumicë, d.m.th. nga partia shumicë apo koalicioni shumicë presidenti mandaton kandidatin e ri për themelimin e Qeverisë.

Vërejmë interpretime të ndryshme në media elektronike për mandatorin për formimin e qeverisë së re, të cilët nuk vërejnë dallimin në mes të mandatarit për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të rregullta apo të jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura, me mandatarin për formimin e qeverisë së re pas dorëheqjes apo në rastin aktual të shkarkimit të qeverisë.

Kushtetuta e Kosovës këtë shumë qartë e përcakton mandatarin pas mbajtjes së zgjedhjeve për formimin e qeverisë së re, si dhe mandatarin pas dorëheqjes së kryeministrit apo për arsye tjera, për formimin e qeverisë së re.
Neni 95 par .1 përcakton në mënyrë të qartë mandatarin për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të mbajtura parlamentare:

1. “Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”.

Këtu qartë shkruan me partinë politike e jo me partitë politike sikurse qëndron në nenin 95. par. 5, e që po lenë tani në çastin aktual hapësirë për interpretime të ndryshme lidhur me drejtën se cila parti duhet të nominojë mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re.
Ndërsa neni 95. par. 5 përcakton në mënyrë të qartë mandatarin për formimin e qeverisë pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit:

5. “Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike (duhet të jetë partinë politike) ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Në përfundim të këtij vështrimi mund të konkludojë se Kushtetuta e Kosovës në mënyrë të qartë e përcakton në aktualitetin e tanishëm në të cilin gjendet Kosova, se pas shkarkimit të kryeministrit Kurti të Republikës së Kosovës, presidentit Thaçi në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, në rastin konkret është Lëvizja Vetëvendosja, duhet të jep emrin e kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e re. Tjetër alternativë në rastin aktual kur jep dorëheqje apo shkarkohet kryeministri, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e parasheh.

(Autori është avokat nga Prizreni)

- Advertisement -

Më Shumë

Duda Balje: Do ta votoj Qeverinë Hoti sepse është më përkrahëse ndaj boshnjakëve

Deputetja boshnjake Duda Balje do t’ia jep votën e saj Qeverisë Hoti nesër në seancë. Ajo për klankosova.tv tha se beson që kjo qeveri do...

Anton Quni s’e di nëse do të mbetet Ministër

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se ende nuk është vendosur nëse do të vazhdojë të jetë në të njëjtën pozitë,...

Hoti sot merr detyrën, Kurti nuk do të marrë pjesë në ceremoni

Avdullah Hoti edhe zyrtarisht sot do të marrë detyrën e tij si kryeministër i ri i vendit. Pas votimit të djeshëm në Kuvend me 61...

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se prishja e një anshme e koalicionit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dëshmon për paqëndrueshmërinë...

Haxhi Shala, “xhokeri” i Qeverisë së re

Vizita e mbrëmshme e presidentit Hashim Thaçi dhe e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj te deputeti Haxhi Shala ka qenë vendimtare në sigurimin e votës së...

Gjermani: 130 miliardë euro paketë stimuluese nga pasojat e Covid-19

Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin ekonomik në luftë kundër pasojave të pandemisë Corona përfshin rreth 130 miliardë euro. Paratë do të...

Asnjë rast i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Sonte nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, përderisa testet e bëra të ditës së sotme kanë rezultuar...

“Koronavirusi mund të ketë qenë në Evropë që në nëntor”

“Koronavirusi mund të ketë mbërritur në Evropë në fillim të nëntorit të vitit të kaluar”. Ky eshte zbulimi i bere nga shkencëtarët francezë, saktesisht...

Rexhep Selimi – koalicionit: Ne po kthehemi te qytetarët, ju rrini mbrojeni Thaçin

Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur në seancën ku pritet të bëhet votimi i Qeverisë në krye me Avdullah...

Shteti me më së shumti myslimanë në botë anulon haxhillëkun për sivjet

Indonezia, shteti me numrin më të madh të myslimanëve në botë, – rreth 225 milionë – ka vendosur që ta anulojë haxhillëkun për këtë...

“Po na i vrasin vajzat për së gjalli”, Marina kërkon dënim maksimal

Moderatorja e njohur Marina Vjollca është solidarizuar me kauzën për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara seksualisht. Në një reagim në rrjetin...

Eqrem Kryeziu kundër Isa Mustafës, sërish e quan defatore

Ish-kryetari i Prizrenit dhe ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike, ka vazhduar ta gozhdojë Isa Mustafën, si defatore të Rrahman Morinës, shkruan Gazeta Blic. Edhe...

Ishte modele në klipin e Nora Istrefit, gazetarja tregon shifrën qesharake që mori si pagesë

Kënga “Sa t’kom dasht” e Nora Istrefit është një ndër këngët më të suksesshme të këngëtares shqiptare. Të shumtë kanë qenë figurantët dhe modelet që...

Në prag të martesës, ndahet çifti i showbizit shqiptar

Në janar të këtij viti në të gjithë mediat e rrjetet sociale mori vëmendjen propozimi romantik që moderatori Ardit Roshi i bëri partneres së...

Parma, ekipi që dikur e pushtoi Evropën

Të gjithë e mbajnë mend se si përfundoi. Nga viti 1990 deri në vitin 2004, Parma garoi si një nga skuadrat kryesore të Italisë,...

Balaj-Halimaj: Emërimi im zëvendëskryeministre, nuk është befasi

Zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, demantoi zërat se ajo nuk është përzgjedhur për këtë potë nga strukturat e partisë dhe se...

Lajmet e Fundit

Filloi ndërtimi i objektit të shkollës “Habib Berisha” në Gurbardh të Malishevës

Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës, sot në fshatin Gurbardh, ka filluar ndërtimi i...

Letërsia udhëtuese dhe simbolika e Odiseut

Zëri i shkrimtarit shpesh ngrihet në netët e vona dhe kërkon kohë pa kohë të lexohet nga dikush, qoftë ai edhe një i marrë...

Arrestohet grupi që merrej me falsifikimin e diplomave shkollore (VIDEO)

Tetë persona që merreshin me falsifikimin e diplomave të shkollës së mesme dhe aftësimit profesional, kanë rënë në duart e autoriteteve të rendit. Prokurori nga...

Vdekje e dyshimtë në Zliptok të Dragashit

Një person në fshatin Zliptok të Dragashit është dërguar pa shenja jete në spital. Ndërkaq vdekjen e tij Policia e ka konsideruar të dyshimtë. Sipas...

“Koronavirusi ka humbur fuqinë”, mjeku italian: Klinikisht nuk ekziston më

Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgh thonë se koronavirusi duket se po dobësohet gjithnjë e më shumë. Dr Donald Yealy, kryetar i...