11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Edhe tre raste të reja sot, Malisheva ka më së shumti persona me Covid-19

Instituti i Mikrobilogjisë Molekulare në kaudër të IKSHPK’së ka bërë të ditur se të dielën mbrëma janë konfirmuar edhe tre raste të reja me koronavirus. Tani më janë kryer më shumë se 1 mijë testime ndërsa rezultojnë 94 persona të prekur me virusin Covid-19 në Kosovë.

Shumica e vendeve ku ka të prekur me virus janë izoluar me vendim të autoriteteve.

Komuna e Malishevës ka më së shumti të prekur. Pasi u konfirmua edhe një rast kontakti nga fshati Kievë i kësaj komune, numri total i të prekurve ka shkuar në 33. Pas kësaj komuna me më së shumti të prekur është Gjilani me 15 persona.

Në kryeqytet ditët e fundit po shtohen numrat e të prekurve. Tani janë 14 të prekur gjithsej, ndërkohë në komunën e Vitisë janë 7 të prekur.

Vushtrria dhe Gjakova kanë nga 6 të prekur ndërsa Podujeva 4. Në këtë komunë një person ka ndërruar jetë pas u infektua.

Autoritetet kanë bërë të ditur se komuna e Klinës prej datës 6 prill nuk do të jetë më në karantinë. Kjo ishte ndër komunat e para kur u shfaq një person i prekur me koronavirus. Por, një femër që kishte ardhur nga Italia ka mbetur e vetmja që ka rezultuar e prekur.

Ndërkohë, në komunën e Ferizajt, Obliliqit, Prizrenit, Lipjanit, Shtimes dhe Pejës ka vetëm nga një rast të të prekurve me virusin Covid-19. /Express/

Më Shumë

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

I caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve personit që plagosi ish-vjehrrin në Dragash

  Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se të dyshuari me inicialet O.M i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, pasi...

Lajmet e Fundit