9.8 C
Prizren
E shtunë, 30 Maj, 2020

Lagjja e Nishorit të Suharekës vuan nga kundërmimi i ujërave të zeza

Lagjja Smakaj në fshatin Nishor të Suharekës që nga paslufta po përballet me kundërmimin e ujërave të zeza si rezultat i mungesës së kanalizimit.

Banorët e lagjes thonë se mbetën pa u kyqur në rrjetin e kanalizimit të fshatit pasi ai u ndërtua mbi shtëpitë e tyre.

“Problemin me kanalizim e kemi prej pasluftës. Para shtatë viteve është instaluar kanalizimi në fshat, mirëpo këtë pjesën tonë për shkak të rrjetit kryesor që ka dalë mbi shtëpia, nuk e kemi mundësinë e kyqjes. Kanalizimi është me gropa septike. Këtu përveç aromës kundërmuese që është, jemi duke i shkaktuar dëme edhe fqinjëve”, thotë Urim Bytyçi, banor.

Urim Bytyçi tregon se janë ankuar disa herë në Komunën e Suharekës, por asgjë nuk është ndërmarrë.

“Në Komunë për nja pesë herë kemi dërguar ankesë me emra, me mbiemra, me nënshkrime. Kryetari i ri tash që është ka premtuar që muaji prill është muaji më i largët që kanë me fillu punimet për kanalizim, mirëpo shkuan prilli, maji e qershori e korriku e konkrete s’kemi kurrgjë”. tha Bytyçi.

Bytyçi thotë se gropa septike e hapur nga Komuna më 2011 paraqet rrezik për jetën e fëmijëve.

“Ju edhe vetë ishit prezentë te ajo pjesë e kanalizimit ku është e hapur gropa septike katër me katër metra. Është e pambrojtur, e parrethekuar. Nuk ka kurrëfarë mburoje, ajo është rrezik se munden me u mbytë fëmija, jo përveç aromës”, shtoi ai.

Ndërsa, Xhavid Bytyçi thotë se për shkak se ujërat e zeza janë mbi sipërfaqe ekziston rreziku i shfaqjes së ndonjë epidemie.

“Kjo lagje qe shtatë vite janë kryer kanalizimet e lagjeve tjera dhe këtu nuk është bo asgjë, edhe këtu janë kanalizimet mbi tokë, është ndotje e ajrit, po fillojnë epidemi, sëmundje dmth. këtu nuk është bo kurgja. E kemi lajmëruar Komunën nuk e di sa here po nuk kanë ba kurrgja. Kërkesa jonë është që kanalizimet të jenë të kryera, nën tokë, që të mos ndotet ajri”, tha Bytyçi.

Kurse, drejtori për Shërbime Publike, Mjedis dhe Emergjencë, Enver Shabani, tha se Komuna është e njoftuar me këtë problem të kësaj lagjeje të Nishorit.

Ai tha se banorët e kësaj lagjeje kanë probleme pronësore me banorët e fshatit Breshanc dhe se kjo është arsyeja pse nuk po rregullohet kanalizimi.

“Ne në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje që t’i bindim banorët e fshatit Breshanc të na lejojnë kyqjen në këtë rast, përndryshe ne si Komunë kemi fond të mjaftueshëm mirëpo kemi probleme pronësore. Po i zgjodhën banorët këto probleme në jemi të gatshëm që brenda 24 orëve t’i zgjidhim këto probleme”, tha Shabani për KALLXO.com.

- Advertisement -

Më Shumë

Dy anëtarë të familjes Kasëmllari në Prizren sot kanë shpëtuar me lëndime nga shembja e shtëpisë së tyre

Dy anëtarë të familjes Kasëmllari, kanë shpëtuar nga më e keqja dhe kanë marrë vetëm lëndime të lehta pas shembjes së shtëpisë së tyre...

COVID-19, nuk i frikëson prizrenasit

Pak centimetra po i ndajnë nga njëri-tjetri. Këta prizrenas këtë të shtunë po sfidojnë rrezikun e përhapjes së COVID-19, për të blerë simite. Ndonëse janë...

Vitia konfirmon lehtësimin e masave, ky do të jetë orari i ri i lëvizjes nga data 28 maj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga dita e enjte do të shtohet liria e...

Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA i afrohet shifrës 100 mijë

Në shkallë globale numërohen mbi 5.3 milionë raste me coronavirus dhe më shumë e 335 mijë të vdekur dhe Shtetet e Bashkuara kanë numrin...

“Transferim te Juve? Të shohim”, flet agjenti i mesfushorit italian

Agjenti i Jorginhos, Joao Santos, ka folur për të ardhmen e klientit të tij. Sipas Santos, Jorginho mund të transferohet te Juventusi. “Kemi ende kontratë...

Rast i çuditshëm me COVID-19 në Prizren, ritestohet për herën e katërt por nuk del negativ

Prizreni vazhdon të mbetet komuna me më së shumti raste aktive me coronavirus. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Visar Shehu ka thënë për RTV...

Alija: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë ardhur përforcime me zyrtarë...

Prizren, vidhet pistoleta në shtëpinë e mërgimtarit

Një burrë në Prizren ka raportuar për disa persona të panjohur të cilët kishin depërtuar në shtëpinë e dhëndrit të tij. Sipas policisë, personi në...

Klopp pas futbollistit të Wolves

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp e ka kontaktuar personalisht sulmuesin e krahut, Adama Traore, të cilin dëshiron ta transferoj në “Anfield Road” gjatë kësaj...

Posta e Kosovës ulë pagat për zyrtarët e lartë

Në mbledhjen e fundit të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës është vendosur që të ulen për q30 për qind pagat...

Agim Hoxha nga Randobrava e Prizrenit është personi që humbi betejën me COVID-19

Mësuesi Agim Hoxha nga Randobrava e Prizrenit, humbi sot jetën nga COVID-19. Hoxha ka qenë aktivist i LDK-së. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i...

U mbajt mbledhja e Kuvendit të Prizrenit, këto janë vendimet

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, e cila për shkak të kushteve pandemike u organizua në sallën e shtëpisë së...

PDK-ja në Prizren uron besimtarët islam për Fitër Bajram

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe pas përmbushjes së obligimit të agjërimit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe...

Dështimet e Albin Kurtit

SEREMB GJERGJI Udhëheqja e Qeverisë së Kosovës nga z. Albin Kurti, u pa si një shpresë për një ndryshim pozitiv për të gjithë. Por tri...

Menaxhimi i mirë i pandemisë ka krijuar kushte për heqjen e disa masave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë...

Edhe 3 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 3 raste të reja me koronavirus në Prizren. Rastet pozitive janë...

Lajmet e Fundit

Prizreni nuk gjen qetësi nga coronavirusi, Haskuka thotë se nesër testohen edhe 37 zyrtarë tjerë policorë

Sot në Prizren janë paraqitur edhe pesë raste të reja me coronavirus. Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka thotë për RTV Dukagjinin se të infektuarit e...

E famshmja e Champions, Kinsey Wolanski s’i lë prapësitë

Kinsley Wolanski e ka konfirmuar se bën pjesë te gocat e mbrapshta. E gjithë bota u njoh me të kur hyri gjysmë e zhveshur...

Tinka Kurti: Si më zgjodhi Dritëroi, të luaja Nënë Pashakon

Për të, ai ishte njeriu bujar, poeti i dashur, shkrimtari i mprehtë, vizatuesi i portreteve, por edhe “zyrtari” që zgjidhte problemet dhe i gjendej...

Trump ndërpret marrëdhëniet me OBSh: U bë palë me Kinën

Presidenti Amerikan Donald Trump ka njoftuar pak më parë se do të ndërpresë marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe shkak për...

Pronari të cilit iu shemb shtëpia në Prizren, nuk e ka pranuar restaurimin

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sot është njoftuar se ka ndodhur një rrënim parcial i murit të një ndërtese të vjetër e...