17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Aksioni i policisë në Prizren ndaj bixhozit të paligjshëm

Policia në rajonin e Prizrenit në bashkëpunim me Inspektorët Komuna kanë filluar sot një aksion për kontrollimin e disa lokacioneve me qëllim të parandalimit të organizimit të paligjshëm të bixhozit.

Pas përfundimit më këtij aksioni, policia ka bërë të ditur se ka ndaluar pesë persona të dyshuar dhe ka sekuestruar disa dëshmi.Sipas policisë, gjatë këtij aksion janë sekuestruar tri kuti me 1 mijë e 561 zhetonë të lojës “poker”, dy fletore për lojën “poker”, dy lap top, tri shtëpiza për kompjuterë, një diviar, gjashtë telefona, një printer, 16 tiketa të bastoreve dhe një cigare të dyshuar me marihuanë.

“Lokalet e dyshuara dhe të kontrolluara janë mbyllur nga Inspektorët Komunalë ndërsa me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë personat S. K, 43 vjecar, R. R, 25 vjeçar, D. K, 25 vjeçar, F. B, 33 vjeçar dhe Sh. M, 32 vjeçar”, njofton policia.

Tutje policia në Prizren ka bërë të ditur se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me aktivitete të tilla më qëllim parandalimin e dukurive negative në rajonin e Prizrenit dhe më gjerë.

Më Shumë

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit