Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e kanë një emër. Jose Mourinho është një nga dëshirat e tyre më të mëdha, kjo është ndezur edhe më shumë pas sfidës Fulham-Liverpool, ku tekniku portugez ishte i pranishëm në shkallet e stadiumit.

Sigurisht, të shohësh Mourinhon në stolin e Liverpoolit nuk është e lehtë, një trajner që për shumë vite ka qenë rivali më i madh i të kuqeve, teksa në karrierën e tij ka drejtuar ekipe si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham. Mourinho nuk do të ishte kundër këtij opsioni, kurse Liverpooli është një emër i madh, një skuadër e mbushur me yje, një opsion i shkëlqyer për t’u rikthyer në futbollin e madh në fund të këtij sezoni.

 

 

Më Shumë

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Lajmet e Fundit