16.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Arbër Rexhaj: Nuk çuditem me shpenzimet enorme të ‘Qeverisë Muja’

Arber Rexhaj 23Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj nuk është habitur me shpenzimet që ka bërë në periudhën e parë të këtij viti “Qeveria e Mujës”.

“Për ne si opozitë nuk është çudi që kjo qeveri harxhon mjete të konsiderueshme për dreka e darka ngase është qeveri e luksit dhe nuk çan kokën për shpenzime enorme”, ka thënë Rexhaj.

Në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti nga buxheti komunal i Prizrenit për dreka zyrtare janë shpenzuar afër 64 mijë euro, apo 18 mijë euro më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Rexhaj thotë se është e patolerueshme që parat e taksapaguesve shpenzohen në mënyrë të panevojshëm kur qyteti përditë e më shumë varfërohet./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

Lajmet e Fundit