12.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

E tmerrshme: I moshuari në Prizren, sëmuret duke pritur në radhë për të marrë pensionin (Video)

Rreth orës 13:30 minuta të ditës së sotme,një i moshuar është sëmurë në momentet që priste në radhë për të marrë pensionin në një nga bankat në Prizren.

Në vendngjarje ka arritur autoambulanca, ku mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore të moshuarit i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

Siç merr vesh TV Prizreni, i moshuari me inicialet S. S pas tretmanit mjekësor në Spital është lëshuar në shtëpi dhe gjendja e tij paraqitet stabile.

Vlen të përmendet se shpesh herë është bërë thirrje që pensionet të iu dërgohen të moshuarve në shtëpitë e tyre, por një shqetësim i tillë asnjëherë nuk është përfillur nga institucionet tona./tvprizreni.com/

 

 

Më Shumë

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për...

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet. Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë...

Lajmet e Fundit