18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Eurovizion 2024: Dy gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj, nata finale më 11 maj

Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, “Eurovision 2024” i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa.

Konkursi i këtij viti do të mbahet në Malmo në Suedisë me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj. Artistet pjesëmarrës siç e do tradita kanë bërë dhe paradën e tyre në tapetin Turkez.

Shqipëria do të performojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 ku pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë e 6-ta në radhë, të enjten e 9 majit, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë.

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024 me këngën “Titan”.

Ajo ka marrë besimin e publikut në Festivalin e 62 –të të Këngës në RTSH për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion-it.

Përfaqësimi i Besës në këtë kompeticion ka marrë një vëmendje të veçantë.

“E kanë cilësuar si një performancë dinjitoze, Besën me një vokal shumë të mirë, me një mesazh shumë të bukur. Me provat që janë realizuar deri tani duket se gjithçka është përfekte”, tha moderatori Andri Xhahu.

Përsa i përket votimit në Eurovizion, moderatori Andri Xhahu tregon detajet.

Votimi është shumë i rëndëshishëm pasi nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut.

Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.

Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the world (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës,” tregoi Xhahu./rtsh

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rrugët e Prizrenit përmbyten nga ujërat si pasojë e reshjeve të shiut

Rrugët e qytetit të Prizrenit janë përmbytur nga ujërat si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm në orët e pasditës. Qytetarë të ndryshëm në rrjete sociale...

Publikoi video duke gjuajtur me armë, arrestohet malishevasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Malishevë, pasi i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke gjuajtur me...

Lajmet e Fundit