11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ekspozoi armët në rrjetet sociale, policia ia bastisë shtëpinë në Prizren

Hetuesit e stacionit policor në Prizren, në bashkëpunim me njësitin Anti-Drogë, kanë kryer një bastisje në një shtëpi në kërkim të armëve ilegale.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov dhe një pushkë gjysmëautomatike e kalibrit 7.62mm.

Arsyeja për bastisje thuhet të jenë disa fotografi të ekspozuara në rrjetet sociale nga i dyshuari L.B.

Po ashtu gjatë intervistës se personit tjetër të dyshuar A.D., i njëjti ka treguar agresivitet ndaj personit zyrtar ku edhe e ka sulmuar zyrtarin policor.

Kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Indeksonline/

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit