3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Komuna e Prizrenit nuk ndërhyn në Korishë

Drejtori i Inspektorateve në Prizren, Bedri Bytyçi, ka thënë se nuk do të ndërhyjë në ndalimin e rrëshqitjes së dheut në fshatin Korishë të Prizrenit.

“Kjo ka ardhur si rezultat i ndërhyrjeve të dorës së njeriut. Duhët të presim derisa vet banoret t’i zgjidhin mosmarrëveshjet mes vete”, thotë Bytyçi.

Dy familjet Rexhaj në këtë fshat kanë probleme me pronën, ku është duke u shembur dheu.

Labinoti, i biri i kryefamiljarit Avdi Rexhaj, thotë se familja e tij po rrezikohet nga shembja e dheut në pronën e Selim Rexhajt

Ndërkaq, Selim Rexhaj, thotë se prona është e tij dhe se nuk i interesojnë organet shtetërore.

“Nuk do të lejoj të kryhen punime në vendin ku flitet për rrëshqitje të dheut”, thotë ai.

Drejtori i Inspektorateve në Prizren, Bedri Bytyçi thotë ndërkaq se problemet ndërmjet këtyre familjeve janë tejet të thella.
“Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen edhe nga organet tjera, përfshirë ato gjyqësore”.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka alarmuar për gjendjen në fshatin Korishë, ku nga shembja e dheut po rrezikohet jeta e banorëve atje.
Arbër Rexhaj, kryetar i degës së VV-së në Prizren, kërkon nga institucionet përkatëse, që të reagojnë sa më shpejt, për të evituar ndonjë katastrofë të mundshme.
Rexhaj ka thënë se banorët e këtij fshati rrezikojnë që të mbulohen nga dheu, i cili rrezikon t’i përpijë disa lagje. Ndërsa thotë se nëse komuna e Prizrenit, nuk ndërhynë për sanimin e kësaj gjendje, jeta dhe prona e këtij fshati, do të zhduket dhe pashmangshëm do të ketë viktima.

Ndërsa kërkoi nga mekanizmat e duhur që të marrin masa, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve të këtij fshati. Rexhaj thotë se Komuna e Prizrenit dhe drejtoritë përkatëse, duhet ta kuptojnë me seriozitet këtë gjendje dhe të intervenojnë, sepse tani është koha e fundit, për të shmangur ndonjë fatkeqësi dhe përsëritje të Restelicës, ku përveç dëmeve materiale, mund të ketë dhe viktima në njerëz.

“Që një vit në fshatin Korishë të Prizrenit, shembjet e dheut janë duke rrezikuar qytetarët e këtij fshati. Që një vit qytetarët e fshatin Korishë nuk kanë lënë dyer pa trokitur në të gjitha instancat komunale dhe ato shtetërore. Në pjesën e sipërme të fshatit Korishë javëve të fundit dheu ka përbirë disa objekte ndërsa ka prekur edhe shtëpitë. Prona dhe sidomos jeta e qytetarëve është në rrezik. Nëse nuk intervenohet brenda një jave Korisha rrezikon ta pësojë fatin e njëjtë siç e pat pësuar Restelica, me ç’rast pat pasur edhe viktima pos dëmtimit të pronave të qytetarëve. Meqë bjeshka po shembet dheu po lëviz me shpejtësi, shumë shpejtë nëse nuk ndërmerren masa adekuate nga drejtoria e emergjencës për evakuimin e dy lagjeve përnjëherësh të fshatit Korishë, jo vetëm që do të përsëritet Restelica, por dhe do të ia kaloj asaj”, thotë Rexhaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

Lajmet e Fundit