17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kurti në Prizren: Mërgata është rrjepur nga qeveritarët në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti është takuar me bashkëatdhetarët në Prizren.

Ai tha se mërgata është kontribuuesja më e madhe ekonomike, pasluftës në Kosovë.

“Mërgata është kontribuuesja më e madhe e pasluftës në ekonominë e vendit ndërkohë është neglizhuar komplet nga qeverisjet e deritanishme, madje është rrjepur që nga hyrja në kufirin e vendit të tyre”, tha Kurti, shkruan “PrizrenPress”.

Kurti ka folur edhe për rënien e Qeverisë “Haradinaj”.

“Me rënien e kësaj qeverie më të madhe të pasluftës sa i përket kabinetit por edhe korrupsionit Kosovës i ndalohet avazi i shkatërrimit të ndërmarrjeve dhe pasurive publike, por edhe i hapet rruga për një qeverisje të re e të duhur”.

“Përveç që qeverisja e re do të duhet të ftojë e sigurojë investimin e diasporës, ajo duhet të krijojë kushte që nga Kosova të mos largohen qytetarët për një jetë më të mire”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

Lajmet e Fundit