16.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

NISMA dridhë Malishevën, Limaj pritet si hero në vendlindjen e tij

Nisma për Kosovën ka mbajtur tubimin përmbyllës në bastionin e saj në Malishevë. Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është pritur si hero në vendlindjen e tij.Në një atmosfere të jashtëzakonshme, Nisma i ka shpalour prioritetet e saj për katër vitet në vazhdim.Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Llapusha është një vend me shumë vlera. Ka thënë se njerëzit e kësaj zone janë besnik dhe i besojnë njerëzve.

“Njerëzit e Llapushës na kanë mësuar se beson vetëm ai që është besnik.Ne i shërbejmë me devotshmëri vendit tonë. E nisëm në vitin 2013 në Malishevë pasi vendi kishte nevoje për energji të reja pozitive. Ne besonim se në Kosovë ka nevojë për një forcë politike, e cila do të jetë zëdhënës i të gjithë atyre qe e ndjejnë vetën të papërfaquëar, zëdhënës i punëtorit e bujkut, zëdhënës e të varfërit. Projekti i filluar në Malishevë u zgjerua anë kënd Kosovës.Sot, Nisma është faktori vendimtar në skenën politike të Kosovës”, ka thënë Limaj para simpatizantëve të Nismës në Malishevë.Kosova, sipas tij, ka nevoje për një ristart të ri ekonomik duke shtuar se masat e ndërmarra do të shihen në pranverë të këtij vit. Limaj ka premtuar se qytetarëve të vendit do t’i kthehet dinjiteti.

Ai ka thënë se janë të vendosur për t’i ndihmuar prodhuesit vendor. Limaj ka thënë se Nisma në Malishevë do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 22 tetorit.E, kryetari aktual dhe pretendenti për një mandat të ri, Ragip Begaj ka përmendur një serë projektesh të përfunduara. Ndërsa ka përmendur projektet edhe për katër vitet në vazhdim.
“Do të ndërtojmë 20 shtëpi për skamnorët. Do të përfundojmë punët e mbetura në infrastrukturë. Është më rëndësi se tani do ta kemi përkrahjen edhe nga niveli qendror pasi deri më tani kemi qenë të diskriminuar.

Më Shumë

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...

Festa e ‘Karabashit’ shënohet me aktivitete të ndryshme në Prizren

Në Prizren ka filluar festa e Karabashit në Prizren e cila paralajmëron ardhjen e verës. Festa tradicionale ka mbledhur qytetarë të shumtë në Prizren. Festa tradicionale...

Lajmet e Fundit