4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

NISMA në Prizren: Ramadan Muja impotent përballë krimit të organizuar

NISMA për Kosovën dega në Prizren ka akuzuar Ramadan Mujën për pafuqi politike. Sipas NISMA-s, Muja po tregohet impotent përballë krimit të organizuar.

“Drejtorët komunal të trimëruar nga pafuqia politike e kryetarit kanë filluar të “uzurpojnë” dhe kompetencat e tij, bile ka raste të tilla kur guxojnë që të adresojnë në kuvend edhe çështje të tilla siç është dhënia e pronës komunale në shfrytëzim, që është në kundërshtim me Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale (ligji nr. 04/L-144, neni 7 pika 1), fjala është për drejtorin e kulturës, rinisë dhe sportit, i cili ka kërkuar që Komiteti për Politikë dhe Financa që ta përfshijë në rendin e ditës së kuvendit për datën 30 qershor 2016 dhënien në shfrytëzim të stadiumit të qytetit “Përparim Thaqi” për KF”Liria” për periudhën afatgjate 50 vjeçare”, thuhet në komunikatën e NISMA-s, përcjellë PrizrenPress.

“Ligji e përcakton se prona komunale në shfrytëzim për afatet e gjata nga 15 – 99 vite bëhet pasi ta jetë mbyllur procedura e konkurrimit të hapur (45 ditë) , me propozim të kryetarit të komunës dhe miratimin e kuvendit komunal me shumicën e votave. Pra Ligji kërkon konkurrim të hapur dhe jo favorizim të asnjë personit fizikë apo juridik, siç po pretendohet në rastin konkret. Ramadan Muja i rrethuar nga krimi i organizuar dhe njësitet parapolitke i paaftë dhe impotent në vendime edhe në Komitetin për Politikë e Financa, ka heshtë kokulur përballë argumenteve që ka dhënë asamblisti i “NISMA”-s, për shkeljet ligjore dhe marrjen e kopetencave që po ia bëjnë drejtorët e emëruar nga ai vet. “NISMA” për Kosovën- kërkon nga të gjithë kuvendarët e Kuvendit në Prizren pozitë e opozitë që mos ta votojnë të enjten këtë vendim, sepse më shkeljet ligjore pretendohet të krijohet hapësirë për manipulim me paranë publike, kur dihet se disa nga eksponentët e parapolitikës së PDK, tashmë janë edhe në bord dhe kryesi të KF “Liria””.

“Komuna e Prizrenit është komuna e vetme në Kosovë e cila nuk ka arritur ta kaloj rishikimin e buxhetit për vitin 2016, me q’rast rrezikon të ketë suficit buxhetor me shumë se 3 milion euro, kjo për pasojë të udhëheqjes apatike dhe të dështuar të kryetarit të komunës dhe ekzekutivit të tij komunal”.

“Auditori i përgjithshëm ka konstatuar një mori shkeljesh ligjore gjatë prezantimit të Pasqyrave Financiare Vjetore (PFV) në Komunën e Prizrenit për vitin 2015, që dëshmon për abuzimet me paranë publike për interesa klienteliste, ku rasti më tipik ka të bëjë me “keqkualifikimin” e investimeve kapitale për grumbullimin e mbeturinave në vlerë 1 milion e 199 mijë euro, ndërsa për klubin e futbollit “Liria” 80 mijë euro, klubin e basketbollit “Bashkimi” 20 mijë euro, trajtimin dhe eliminimin e qenëve endacak 50 mijë euro dhe shumë e shumë shkelje tjera”.

“Auditori gjithashtu ka konstatuar që në drejtoritë e caktuara komunale ishin të punësuar mbi 120 zyrtar me kontrata të veçanta prej të cilave 12 në drejtorinë e urbanizmit, me kohëzgjatje më shumë se 6 muaj. Kjo nënkuptohet se ky lloj punësimi është tërësisht klientelist dhe i shërben partisë në pushtet për qëllime elektorale”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit