17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

NISMA Socialdemokrate dhe AKR, koalicioni i dytë parazgjedhor

Pas koalicionit parazgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Partinë Socialdemokrate, tashmë është arritur edhe koalicioni i dytë parazgjedhor në mes të Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së.

Këtë e kanë konfirmuar për KosovaPress burime brenda Nismës Socialdemokrate.

“Besoj që po kemi arritur koalicion me AKR-në kështu po flitet, konferenca është në orën 11:00”, tha ky burim i afërt i Nismës./KosovaPress/

Më Shumë

Lajmet e Fundit