3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

PDK me Kabinet të Qeverisjes së Mirë për Prizrenin

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka filluar përgatitjet për themelimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë për Komunën e Prizrenit.

Sekretari i PDK-së, Samir Hoxha tha se Kabineti i qeverisjes së mirë do të përcjell dhe analizoj me vëmendje keqqeverisjen e izoluar dhe jotransparente të Komunës së Prizrenit

“Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, në përputhje me vendimin e organeve drejtuese të saj, ka filluar përgatitjet për themelimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë për Komunën e Prizrenit”, tha Hoxha.
“Kabineti i qeverisjes së mirë do t’i ketë komisionet përkatëse me njohës së fushave në kuadër të qeverisjes lokale, meqë rast do të përcillet dhe analizohet me vëmendje keq qeverisjen e izoluar, jo transparente, dhe jo vendimmarrëse e kryetarit turist z. Mytaher Hakuka dhe koalicionit qeverisës”.

“Kaluan njëqind ditët e qeverisjes me ankesa fiktive dhe postime në FB, e gjitha kjo për të arsyetuar mos punën e tij dhe kabinetit që drejton, si dhe duke bërë përpjekje që ta kamufloj paaftësinë e tij, për të ju ofruar zgjidhje problemeve të shumta që kanë qytetarët e komunës sonë”.

“Mungesa e gatishmërisë për të realizuar punët dhe përgjegjësitë para qytetarëve të Komunës së Prizrenit, është një dëshmi e mungesës së vizionit, programit dhe kapaciteteve për të udhëhequr dhe realizuar projekte të cilat përmirësojnë jetën në qytetin tonë”.

“Kryetari i komunës, ka shkelur të gjitha normat e transparencës, dhe ka krijuar shkëputje nga komunikimi me qytetarët”.

“Kryetari i komunës dhe kjo qeverisje, ka dështuar të ketë një program qeverisës edhe pas më shumë se njëqind ditë qeverisje”.

“Kryetari i Komunës së Prizrenit ka mbingarkuar hapësirat e komunës më militantë të VV-së, me kontrata mbi vepër duke mos respektuar asnjë procedurë konkursi”.

“Këta militantë të VV-së, përveç se janë të punësuar jashtëligjshëm po ushtrojnë terror psikologjik mbi shërbyesit civil, të cilët me vite punojnë në administratën e komunës së Prizrenit.
PDK në Prizren konsideron se këto veprime janë shkelje e rëndë e legjislacionit në fuqi, andaj si të tilla janë të papranueshme. Ne bëjmë thirrje që sa më parë të ndalet ky mentalitet qeverisës, përndryshe pasojat e shkeljeve të shumta do të jenë të pariparueshme”.

“Me qëllim të evidentimit të të gjitha shkeljeve ligjore që po bëhen nga ana e kësaj qeverie, pa program e vizion, PDK në Prizren së shpejti do ta lansoj platformën elektronike, përmes së cilës do i ofrojmë mundësi qytetarëve të Komunës së Prizrenit, që t’i adresojnë të gjitha shqetësimet në raport me këtë qeverisje, e cila njëqind ditëshin e saj po e manifeston me pa aftësi për të drejtuar qytetin tonë”.

“Kryetari turist i Prizrenit, ka bërë udhëtime të njëpasnjëshme jashtë vendit, pa asnjë informatë para qytetarëve për arsyen e vizitave, dhe pa asnjë llogaridhënie e shpjegim për shpenzimet e këtyre udhëtimeve me paratë e taksapaguesve të Prizrenit”.

“Këto dhe shumë e shumë veprime të tjera, dhe abuzime me detyrën e tij si kryetar, PDK do t’i shpalos në kuadër të seancës së jashtëzakonshme që do të thirret së shpejti nga GP i PDK-së”.
“Grupi i Kuvendarëve të PDK-së, ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për njëqind ditët e qeverisjes”.

“PDK do vazhdoj që përmes komunikimit më të vazhdueshëm, me qytetarët e komunës sonë, që t’i prezantoj te gjitha shkeljet, që po i bënë kjo qeverisje në dëmë të interesave të qytetarëve të komunës sonë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit