8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, policia jep detajet

Me datë 09.03.2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloqicë.

Sipas një njoftimi, patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Viktima janë: Sh.M, kosovar/shqiptar, lindur me 1973, si dhe B,M, kosovar/shqiptar, lindur me 1984.

“Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura. /Telegrafi/

Më Shumë

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit