11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Mike Tyson sivjet do të votojë për herë të parë

Nju Jork, 24 shtator – Boksieri i famshëm, Mike Tyson tha dje se planifikon të votojë për herë të parë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Këto zgjedhje do të jenë votimi im i parë. Unë kurrë nuk kam menduar se mund ta bëj, për shkak të krimit tim të rëndë. Jam krenar që më në fund votoj”, shkroi ai në Twitter.

Tyson, 54 vjeç, bëri tre vjet burg, pasi u dënua për përdhunim dhe dy akuza për sjellje të devijuar seksuale në vitin 1992, sipas CNN.

Ndërsa shumë shtete i ndalojnë të votojnë personat e dënuar për krime, në vitin 2019 në Nevada, ku jeton Tyson, u mirtua një ligj që rivendosi të drejtën e votës për personat e dalë nga burgu./DPA

Më Shumë

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të...

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Lajmet e Fundit