19.8 C
Prizren
E enjte, 1 Tetor, 2020

Miqtë ia djegën djalin për së gjalli, babai nga Suhareka kërkon burgim të përjetshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka dënuar me 57 vjet burgim Resmije Bytyqin, Murat Ademin dhe Fadil Fetahun për veprën penale vrasje e rënd.

Në këtë vend në fshatin Pecan, me duar të lidhura ishte sjellë Abedin Bytyqi nga fshati Semitshtë i Suharekës, në vitin 2016.

Ai ishte rrëmbyer në kërcënimin e armëve nga Murat dhe Reshat Ademi, të shtyrë nga bashkëshortja e të ndjerit Abedin Bytyqi.

Viktima ishte rrahur me mjete të forta, ndërkohë edhe ishte djegur i gjallë duke në këtë vend.

Krejt këto veprime përshkruhen në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që e kishte ngritur ndaj Murat Ademit, Reshat Ademit, Remisje Bytyqit dhe Fadil Fetihut.

Madje Gjykata Themelore në Prizren, një muaj  më parë për këto për veprën penale vrasje e rëndë i  gjeti fajtorë Murat Ademin Resmije Bytyqin dhe Fadil Fetihun.

Gjykata gruan e të ndjerit e ka dënuar me 20 vjet burgim, Murat Ademin me 25 vjet burgim, ndërkaq Fadil Fetihun me 12 vjet burgim.

Por me këtë vendim të gjykatës ka mbetur i pa kënaqur babai i të Abedin Bytyqit, Avdiu i cili kërkon burgim të përjetshëm për autorët.

“Unë dua që përjetë me i dënu se pa kurgj ma kanë djegë djalin se me pas mbytë apet po mu djeg more njeri qysh me u djegë, qysh s’di çfarë shpirti ka, me ma djeg djalin për përdhunimet e veta që i kanë bo. Jam kundër prokurorit dhe se nuk e kanë kryer punën si duhet se nuk i kanë dënuar sa duhet. Unë lypi me i dënu këta përjetë se kanë djegë djalin”, ka thënë babai i viktimës.

Babai i viktimës thotë se djali i tij nuk kishte probleme me asnjëri.

“Ata e dijnë për çka ka ndodh, na nuk dimë kurrgjë, ata vet e dinë kanë punu ata punë të flliqta me drogë kanë shit gra e cika në baz të akuzava”, thotë babi i viktimës.

Për këtë vendim të Gjykatës Themelores tani avokati mbrojtës i familjes Bytyqi ka bërë ankesë në Gjyaktën e Apelit pasi janë të pakënaqur me lartësinë e dënimit dhe për lirimin nga të gjitha akuzat të Reshat Ademit.

“Ne kemi paraqitur ankesë për dy baza, për lartësinë e dënimit dhe për të akuzuarin Reshat Ademit pasi mendojmë se  provat e vërtetojnë se i njëjti ka marrë pjesë në kryerjen e kësaj vepre penale dhe konsiderojmë që gjykata do ta marrë për bazë. Ne jemi të pakënaqur pasi është liruar njëri pasi konsiderojmë që ka kryer edhe ai veprën dhe ka marrë pjesë”, thotë babi i viktimës.

Ndërkohë, ankesë në Gjykatën e Apelit kanë parashtruar edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve.

Këtë kanë konfirmuar avokati i Resmije Bytyqit Bashkim Nevzadi dhe mbrojtësi i Murat Ademit,  Hajrip Krasniqi.

Ata pretendojnë se klientëve të tyre u është shqiptuar dënim i lartë.

- Advertisement -

Më Shumë

Prizren, Haskuka në telashe pasi që Kuvendi nuk ia miraton buxhetin

“Buxhet i asfaltit e kubëzave”, “buxhet i fushatës e i partisë”, “buxhet i tenderëve”. Nën këto akuza dhe arsyetime opozita e Prizrenit nuk e ka...

Asnjë i infektuar me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të...

Afro 350 mijë qytetarë të Kosovës kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit gusht

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se Shqipëria ia ka dalë ta përmbyllë me sukses një...

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në Dyz

Një person i kërkuar është arrestuar dje në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. Ai është dërguar në burgun e sigurisë në...

Filloi rregullimi i dy rrugëve në fshatin Marali të Malishevës

Sot në fshatin Marali, ka filluar rregullimi i dy rrugëve të këtij fshati, rruga “Mulla Selimi” dhe rruga “Naim Frashëri”. Në fillimin e punimeve...

Gashi i PDK’së: Nuk votojmë një ligj që varfëron ekonominë e vendit

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti që ai përfaqëson, nuk do ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonimike të propozuar...

Mashtruesit dhe të mashtruarit që themeluan Gjykatën Speciale!

Nga Zafir Berisha Senatori zvicërran Dick Marty me ndihmën e shërbimit sekret të Serbis dhe Rusis dhe ndonjë argati të mbetur në Kosovë, duke përdorë...

Naim Qelaj zgjedhet Avokat i Popullit

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Naim Qelën si Avokat të Popullit.Në seancë gjatë votimit kanë marrë pjesë 93 deputetë, 69 kanë votuar pro tij...

Zidane paralajmëron ndryshime deri në fund të afatit kalimtar

Real Madrid shënoi fitore me rezultat 1-0 ndaj Real Valladolid të mërkurën në mbrëmje, por ka fjalë që mund të ketë largime nga klubi...

S’ka muzikë pas orës 21:00, gastronomët të pakënaqur me këtë vendim

Një orë më shumë punë, e një orë e gjysmë më pak muzikë, këto janë masat e reja të lehtësimit të orarit të gastronomisë...

Zafir Berisha tregon cila shaka i ka pëlqyer më së shumti pas emërimit të ti

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka treguar se cila shaka i ka pëlqyer më së shumti pas emërimit të tij. Ai në emisionin...

Ministri Zemaj vizitoi Spitalin e Prizrenit

Ministri i Shëndetrësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i IKSHP-së, Prof.Dr. Naser Ramadani, përfaqësues të OBSH-së, përfaqësues të Institutit gjerman ”Robert Koch”...

Aktivizimi i Speciales heq “vijat e kuqe” të LDK-së ndaj PDK-së

Shenjat e dukshme të Gjykatës Speciale, e cila realizoi arrestimet e para javën e kaluar në Prishtinë, ka bërë që partneri kryesor në Qeveri-...

Këngëtari shqiptar ulet në gjunjë dhe i propozon martesë këngëtares gjatë xhirimeve!

Janë këta dy këngëtarët e ri, që po duken të pandashëm dhe që kanë fituar zemrat e publikut me zërin dhe ëmbëlsinë e tyre,...

Komuna e Prizrenit pranon donacion 151 tableta dhe pajisje të ndryshme shkollore

Komuna e Prizrenit sot ka pranuar një donacion nga Banka Raiffaisen në Kosovë dhe Stepic Cef Chairty nga Vjena, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit, donacioni përfshin...

Ballkani gjunjëzoi Llapin në ‘Zahir Pajaziti’

Skuadra e Ballkanit po tregohet e fortë në ketë kampionat, pasi sot e mposhti Llapin me rezultat bindës 1-3. Vetëm në pjesën e parë, Llapi...

Lajmet e Fundit

Policia bastis një mishtore në Prizren, dyshohet për mish të kontrabanduar

Gazeta Sinjali mëson se disa zyrtarë policorë, inspektorë të policisë dhe oficer të doganës, të asistuar nga ATK-ja dhe AVUK-u kanë zbarkuar edhe në...

Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë ndarë? Këngëtarja i jep fund të gjitha dyshimeve

Ata të dy nuk e kaluan së bashku karantinën dhe nuk postonin foto në rrjetet sociale me njëri-tjetrin. Mediat e huaja rozë raportuan se Camila...

Hoti premton mbështetje për komunitetin boshnjak në Prizren

Në vazhdën e vizitave në Prizren, kryeministri Avdullah Hoti ka qëndruar sot për vizitë në Reçan, me ç’rast ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme të...

Inaugurohen punimet për zgjerimin e rrugës Arbanë-Landovicë

Hyrja për në qytetin e Prizrenit tashmë pritet të jetë më e lehtë për gjakovarët. Kjo pasi të enjten janë inauguruar punimet për zgjerimin...

Dy të vdekur nga COVID-19, njëri nga Prizreni

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar dy të vdekur e 43 raste të reja. Gjithashtu, janë shëruar 123 persona. "Gjatë 24 orëve të...