11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Na mëson Nënë Tereza… Mos jeto kurrë pa jetë!

Bota po kalon ditë të vështira. Në kohët moderne, mbase shumëkujt i vijnë “të largëta” fjalët e thjeshta, dalë nga shpirti njerëzor. “Veshur” me teknologji dhe “realitet”, ne harrojmë shpesh herë dhe lehtë… thelbësoren.  Por, as në kohë të vështira, nuk i ka munguar drita, errësirës… Shqiptarja e madhe, Nënë Tereza, që jetën ia kushtoi JETËS, mes veprave të panumërta të bamirësisë, ka lënë pas mijëra fjalë bekimi, transmeton Konica.al

Le t’i këndojmë bashkë, “Himnin e jetës” e vargje të tjera, nga Nëna e madhe e shqiptarisë

Hymni i Jetës

Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.

Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është jetë, mbroje.

 

Jep çka ke me të mirë…

Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoist
nuk ka rëndësi, duaje.
Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoiste
s’ka rëndësi, bëj mirë.
Po realizove objektivat e tua, do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë
s’ka rëndësi, realizoji.
E mira që bën do të harrohet nesër
s’ka rëndësi, bëj mirë.
Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm
s’ka rëndësi, ji i sinqerte dhe i ndershëm.
Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast të prishet
s’ka rëndësi, ndërto.
Nëse ndihmon njerëzit, do të lodhesh
s’ka rëndesi, ndihmoji.
Jepi botës çka ke më të mirë, e do të zënë me shqelma
s’ka rëndesi, jep… çka ke më të mirë.

 

Mos jeto kurrë pa jetë!

Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.
Mëndjeheqja më e mirë? Puna.
Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Misteri më i madh? Vdekja.
E meta më e keqe? Të qenit pa humor.
Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.
Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj).
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.

 

Duaj

Duaj deri në dhembje
e nëse të dhemb,
pikërisht për këtë do të jetë më mirë.
Përse të ankohesh?
Nëse vuajtjen e pranon
e ja ofron Zotit, do të të japë gëzim.
Vuajtja
është dhuratë e madhe e Zotit:
kush e vjel
kush do me gjithe zemër,
kush vetveten ofron
ia njeh vlerën.

Më Shumë

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit