18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Nexhmije Pagarusha nderohet me vendosje në pulla postare

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Postën e Kosovës, përkatësisht Filatelinë e Postës, u lansua Pulla Postare në nderim dhe vlerësim të figurës së shquar, ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Me motivacionin e dhënies së kontributit në muzikën e mirëfilltë shqiptare, në rritjen e vlerave kulturore në shoqërinë tonë, me iniciativë të ministrit në detyrë Kujtim Gashi, Posta e Kosovës i dedikon legjendës së gjallë më muzikës shqipe Nexhmije Pagarushës Pullë Postare.Më këtë rast, Gashi tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne pra, lansimi i pulës Postare dedikuar ikonës së muzikës Nexhmije Pagarusha e cila ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me zërin e saj prej bilbili, me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare.

Ai tha se me angazhimin e tij dhe të stafit të MKRS-së, është marrë iniciativa për pension shtetëror i përmuajshëm për Nexhmije Pagarushën. Sipas tij, së shpejti MKRS-ja do të botojë një monografi për mbretëreshën e këngës shqipe, ‘Bilbilin e Kosovës’, si dhe në vendlindjen e saj në Pagarushë të Malishevës do të ndërtohet qendra e kulturës për nder të saj

.Mbesa e Nexhmije Pagarushës e cila pranoi plaketën e emisionit të ri të pullave postare, në emër të familjes e vlerësoi si mirënjohjen më të mirë, vendosjen e figurës së Nexhmije Pagarushës nëpër pulla postare. Ajo përcolli falënderimet e legjendës së gjallë Nexhmije Pagarusha për ministrin për iniciativën e marrë, duke shprehur mirënjohjen për kujdesin e treguar institucional të treguar ndaj saj.E përfaqësuesi i Postës së Kosovës u shpreh se përmes pullës postare në nderim të figurës së Nexhmije Pagarushës ndjehet e privilegjuar dhe e nderuar edhe Posta e Kosovës sepse kontributi i këngëtares së madhe Nexhmije Pagarusha është jashtëzakonisht i çmuar dhe ka përçuar vlera nëpër gjenerata të tëra./KosovaPress/

Më Shumë

Memli Krasniqi e konfirmon se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, konfirmoi se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit. Gjithashtu, Krasniqi dha detaje edhe...

“Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën...

Lajmet e Fundit