6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Nis faza e tretë e lehtësimeve, Kryetari i Prizrenit thotë se tani varet nga disiplina individuale

Nga sot Kosova ka hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se për të luftuar virusin tani do të varet më shumë nga disiplina individuale.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të vazhdojnë me respektimin e masave mbrojtëse individuale kundër koronavirusit.

“Të mbajmë distancën sociale, të mbajmë maska dhe doreza në raste kur kemi shumë kontakte në publik, të mbajmë higjienën në vendin e punës dhe në shtëpi”, shkruan Haskuka, transmeton PrizrenPress.

Postimi i plotë i Haskukës:

Të dashur qytetarë,

Sot fillon faza e tretë e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19. Ngadalë po kthehemi normalitetit, por suksesi ynë si shoqëri për të luftuar virusin tani do të varet më shumë nga disiplina individuale e jona.

A do të vazhdohet me lehtësimet apo do të kemi kthim prapa në masa rigoroze, tani e tutje do të varet më shumë nga disiplina jonë personale.

Uroj që të gjithë të jemi të kujdesshëm dhe të vazhdojmë me seriozitet të njëjtë me respektimin e masave mbrojtëse individuale kundër koronavirusit. Pra, të mbajmë distancën sociale, të mbajmë maska dhe doreza në raste kur kemi shumë kontakte në publik, të mbajmë higjienën në vendin e punës dhe në shtëpi. Më e rëndësishmja është që ata që kanë simptome, temperaturë, kollë të thatë apo simptome të tjera duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të lajmërohen në numrin 0380 200 80 800.

Të gjithë operatorët ekonomikë që tani mund të operojnë, duhet të respektojnë protokolet për mbrojtje nga COVID-19, të cilat do të monitorohet nga policia dhe inspektorët.

Për informimin tuaj Komuna e Prizrenit ka përgatitur webfaqen https://covidpz.com/ ku mund të gjeni informatat edhe në formë të videove se si duhet të mbrojmë veten dhe familjarët tonë nga virusi https://www.youtube.com/watch?v=vflaAEM3S7Y. Po ashtu këtu mund të gjeni materialet e përgatitura nga Komuna për mbështetje psikologjike https://shendetimendor.uni-pr.edu/ dhe shumë materiale të tjera https://covidpz.com/…/1_Aktivitete-Psiko-Edukative-covidpz.….

Rreziku akoma nuk ka kaluar, por duhet të mësohemi të jetojmë me virusin dhe të mbrojmë veten dhe familjet tona duke aplikuar masat preventive.

Mbetshi më shëndet,

Mytaher Haskuka

Më Shumë

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit