Këto lagje të Prizrenit sot do të mbesin gjashtë orë pa ujë të pijes

Kompania e Ujësjellësit në Komunën e Prizrenit “Hidroregjioni Jugor“ ka njoftuar se sot në gjashtë lagje të Prizrenit do të iu ndërpritet furnizimi me ujë të pijes, transmeton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, nga ora 11:00 deri në ora 17:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të defektit në gypin transportues fi 200mm, pa furnizim të ujit do të ngelen këto lagje: Lagjja Ortakoll, Rr. Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, Xhemil Flugu, Lagjja Lakuriq dhe Rr. Saraqeve.

“Konsumatorë të nderuar, K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN ju njofton se sot, me datën 01.06.2020 në rr. Jusuf Gërvalla përball KEDS –it prej orës 11:00 deri në ora 17:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të defektit në gypin transportues fi 200mm, pa furnizim të ujit do të ngelen këto lagje: Lagjja Ortakoll, Rr. Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, Xhemil Flugu, Lagjja Lakuriq, Rr.Saraqeve”, thuhet në njoftim.

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor“ thotë se me rastin e rregullimit të gypit, do të rikthehet furnizimi i rregullt tek të gjithë konsumatorët e zonave të lartpërmendura./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Lajmet e Fundit