3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Humbësi fitues, e fituesi humbës

Shkruan : Qazim THAÇI

Populli i Kosovës me 6 tetor doli dhe votoi. Këtë rast sipas numërimit preliminar të votimit nga organi kompetent KQZ kjo është renditja, LVV, LDK. PDK, AAK –PSD, LS e kështu me radhë.

Pasi që i pari në listë LVV ka mbi 25 për qind të votave i duhet koalicioni me subjekte të tjera politike. Dihet botërisht se LDK-ja që është dyta, e cila në momentin e fundit nuk i dha dritën jeshile për parakoalicion Albin Kurtit, me këtë subjekt politik pas një numër takimesh dhe bisedash ata secili u matën dhe rezultate qe dolën të lartpërmendurat.

Kërkesë e domosdoshme e të dyja këtyre subjekteve politike LVV dhe LDK ishte që PDK-ja, të shkojë në opozitë.

Mirëpo, ende pa përfunduar numërimi preliminar lideri I PDK-së ashtu siç i takon një lideri të moderuar paralajmëroi se PDK-ja do të shkojë në opozitë.

Nuk la mundësi të tjera ,edhe pse në politikë kurrw asgjëje nuk i dihet .Tani kanë mbetur në tavolinë që bashkëbisedimi për koalicion të mundshëm tw bëhët mes LVV dhe LDK-së, e të mos përjashtohet mundësia që për herw të parë nëse kushtimisht “lejohet” që të ketë një qeverisje shqiptare në Kosovë, ku vota e Listës Serbe edhe nuk mund të kushtëzojnë ndonjë kombinim politik.

Por, kjo mbetet të shihet se a mund të bëhet, janë tri obligime të kësaj qeverie që duhet të kryhen shpejt ose ,,, nuk lejojnë më faktori ndërkombëtar një pritje tjetër” .

Fillimin e dialogut, Formimi e Anotacionit serb të komunave në Kosovë dhe problemin e demarkimit të kufirit. Këto nuk janë vetëm tri fjalë që mund të thuhen.

Këto janë tri procese që Kosovës i janë dashur jo tani 20 vite pas luftës . Por në gjysmën e dekadës së parë të lirisë të kryhen e të jenë të përfunduara. Tani janë edhe shumë të tjera probleme që kërkojnë një zgjidhje.

Të pagjeturit, dëmet e luftës, siguria e përgjithshme e shtetit, një shëndetësi normale e mbi ta gjitha një arsim të nivelit shtetëror e kombëtar. Por nëse shtrohet pyetja e pse këto tani pas 20 vite të pasluftës u dhashkën e s’janë kryer më herët.

Qytetarët këtu duhet liruar nga kjo ngarkesë sepse ata që në vitin e dytë apo të tretë të lirisë së Kosovës këto I kanë kërkuar e pritur. Po, politikat ditore kanë shtyrë këto probleme deri këtu.

Bile edhe mund të shtyhet edhe më tepër ,sepse Kosova nuk ka një Akademi që duhet të punojë planifikimin e ecjes së shtetit të Kosovës në këmbë të sigurta. Asnjë akademik deri sot , ndërkombëtarisht nuk ka ngritur zërin kumbues për këtë. Edhe mund të mos e ngrisë,por, qeveritë para e as tani nëse e funksionalizon Albin Kurti.

S’ka si të mos jenë përgjegjëse.. Ajo, që është tepër rëndë është pikërisht Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë. Nëse kjo mund të tejkalohet edhe për një kohë mirë do të ishte, sepse shpesh koha bëhet aleat I fuqishëm I shteteve në këto faza ku është Kosova , por druajmë se kjo mund të shtyhet edhe matej, për, faktin se lëvizjet globale të politikës po lëvizin jo sipas dëshirës së kosovarëve.

Ardhja e presidentit turk në Beograd, emërimi i një ndërmjetësuesi amerikan për Kosovën të sjellin para dilemave “të jesh a të mos jesh”. Ose sipas këtij parimi duket se humbësi është fitues, e fituesi humbës. Por , kjo a e ndihmon Kosovën themi jo. Por, a mund të shkohet matej kështu prapë themi jo.

Assesi nuk bënë të fyhen ata që sollën lirinë e Kosovës, askush s’duhet të mundohet t’a harrojë gjakun e dëshmorëve, askush nuk ka pse të ëndërrojë Kosovën e bukur pa mundim të madh. Prandaj tani i duhet Kosovës një konsolidim maksimal sepse në fushatë jo njëherë u tha ”Kosova është në udhëkryq dhe votoni ata që mendoni se do ta orientojnë drejtë shtetin” .

A u votua ashtu?!

Nuk shkon larg dhe kjo do të konfirmohet. Në të mirën e Kosovës dhe këtij populli është që të ketë rreze dielli që do të ngrohin qytetarin e shtetin. Ditët e më së largu muajt në vijim i japin këto përgjigje prapë dashtë Zoti sipas dëshirës së këtij populli liridashës.

Më Shumë

Lajmet e Fundit