6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Ose ndryshojmë ose do të përqeshemi

Shkruan: Adem Gavazaj

Sot, me nxënësit e gjimnazit shoqëror-gjuhësor “Remzi Ademaj”, me rastin e përvjetorit të dymbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës, në vazhdën e debateve që u mbajtën ishte edhe tema:

Çka kisha ndryshuar tek sjelljet dhe veprimet e prindërve dhe te mësimdhënësve ?
Përgjigjet e nxënësve nga ky debat duhet të marren shumë seriozisht edhe nga udhëheqësit e arsimit, mësimdhënësit dhe nga prindërit.

Emëruesi i përbashkët i konkluzioneve të debatit të tyre, mund të reduktohet në dy kërkesa:

1) Largimi i autoritarizmit,

2) 2 Kultivimi i debatit si te barabartë ndërmjet prindërve dhe fëmijëve , mësimdhënësve dhe nxënësve.

Gjatë debatit u pa shumë qartë se fëmija dhe nxënësi ynë është i dhunuar në mënyrë latente dhe jo vetëm , nga të dy palët edhe nga prindi edhe nga mësuesi.

Mësimdhënësit i dhunojnë me qëllim që të mbahet rregulli në klasë, edhe pse duke imponuar tek nxënësit mësime që nuk ju interesojnë dhe as që janë të nevojshme për ta.

Kurse prindërit i dhunojnë duke kërkuar me çdo kusht që fëmija i tij të jetë i parë dhe duke ia komunikuar shumë shpesh, se pa shkollë nuk ka asgjë e tjera.

Kjo dhunë po më ngjason me tullumbacen e cila nuk e mbanë frymën deri në pafundësi.
Tullumbacja do të plasë, prandaj edhe duhet të ndryshojmë edhe si prind edhe si mësimdhënës që mos të jemi edhe të poshtëruar edhe te fyer edhe më.

Nxënësit tanë nuk po munden me gjet rrugë tjetër, përndryshe ata janë të vetëdijshëm se po dhunohen nga autoritarizmi prindëror dhe nga ai i mësuesit.

Ne prindërit dhe mësimdhënësit duhet ta kuptojmë se koha e industrializimit po zëvendësohet me të teknologjizmit, që na qon te konkludimi se neve të shekullit njëzet, nuk duhet të na shkojë ndërmend që ne i aftësojmë ata për kërkesat e kohës se ardhme.

Shihej lehtë nga debati se shumica e prindërve janë prindër të paplotësuare dhe që tentojnë ta plotësojnë vetveten, duke kërkuar që me veprimet dhe sjelljet fëmijëve te tyre të realizojnë dëshirat, ëndrrat e tyre, një dhunë komplet e pajustifikuar…

Dhuna latente dhe jo vetëm kjo natyrshëm thonë ekspertët deformon personalitetin e fëmijës, nxënësit tonë, i cili do ketë pasoja për gjatë gjithë jetës së tij.

Duhet të shqetësohemi me moskomunikimin ndërmjet prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve. Është shqetësues sidomos mungesa e komunikimit ndërmjet prindërve me fëmijët e tyre…

Alfred Tofler thotë kush dëshiron te jetoje i qete ka gabuar që ka lindur ne këtë kohe pra, jetojmë ne kohen kur duhet te ndryshojmë edhe si prindër edhe si mësimdhënës. Mund te konstatohet se ne edhe si mësimdhënës, edhe si prindër nuk komunikojmë, ne urdhërojmë, qortojmë dhe fyejmë…

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Më Shumë

Dashuria, puna dhe paratë – Horoskopi ditor

Dashi Jeta juaj në çift do jetë më e kënaqshme gjate kësaj dite. Do keni me tepër kohe te lire dhe do qëndroni me tepër...

Kushner publikon megaprojektin miliarda dollarësh në bregdetin shqiptar

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump përmes një postimi në llogarinë X – dikur Twitter ka ndarë pamje nga projektet e “zhvillimit që kemi...

Lajmet e Fundit