Renovohet salla e edukatës fizike në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të renovimit të sallës së edukatës fizike në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.
Me këtë rast kryetari Haskuka tha se përurimi po bëhet paksa me vonesë, por me vonesë të arsyesshme, për shkak të strehimit të rreth 120 personave të prekur nga tërmeti i Shqipërisë në këtë sallë.
Në kuadër të renovimit të sallës është ndërruar dyshemeja, janë ndërruar dyert dhe dritaret, është bërë instalimi i ngrohjes qendrore dhe ri-instalimi i rrejtit elektrik, ujësjellësit e kanalizimit, pastaj është rregulluar ventimi i sallës, janë vendosur pajisje dhe rekuizita të reja sportive, janë renovuar zhveshtoret dhe nyjet sanitare, si dhe janë bërë punimet e tjera ndërtimore brenda dhe jashtë objektit.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

 

Më Shumë

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Lajmet e Fundit