1.4 C
Prizren
E shtunë, 28 Nëntor, 2020

Pafuqia për ta pranuar të vërtetën!

Ahmet Jashari

“Shqiptari kundërshton ende pa e marrë vesh”, thotë Konica. Ndoshta ende ka shqiptarë që nuk e ka marrë vesh kush ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), prandaj edhe e atakojnë atë. Ndryshe nuk ka si të kuptohet ekstaza që përjeton një njeri normal përderisa sheh duke u zhbërë epoka më e ndritshme e historisë së Kosovës.

Të izoluar gjatë luftës nëpër bodrume në objekte të papastra qytetesh, muret e të cilave ishin të mbushura me shkrime cirilike kundër shqiptarëve, shumë syresh kanë mundur ta humbin lidhjen me realitetin. Të bombarduar me propagandë të “intelektualëve”, që atdheun e lavdëronin në poezi, por e shisnin në gjykata si dëshmitarë të djemve dhe vajzave më të mira të kombit, mund të jenë shndërruar në viktima psikologjike.

Sa e vështirë është të pranohet fakti se ushtarët e UÇK-së kanë vdekur për liri, në beteja, në prita, duke mbrojtur fëmijët, gratë dhe pleqtë e familjeve të veta dhe atyre që nuk kishin guxim për ta bërë një gjë të tillë?! E vërteta është që shumë herë nuk ia kanë dalur t’i mbrojnë, meqë kishin mungesë armatimi, mungesë përvoje apo ndonjëherë edhe mungesë guximi.

E zorshme të pranohet se ende ka njerëz në Kosovë që nuk e di kush ishte UÇK-ja, por megjithatë më e lehtë të përdoret si justifikim?! Po ishin tanët more. Vëllezërit, motrat, nipërit, dajallarët, kushërinjtë… këta ishin. I njohim një nga një! Dikush ishte student, një tjetër bujk, dikush tjetër mërgimtar, një tjetër murator… Të gjithë tanët ishin. Profesionistët e luftës ishin të pakët, meqë pak kishim e edhe më pak ju kishin bashkangjitur luftës.

Këta ishin njerëz që luftën nuk e kishin zgjedhur, por lufta i kishte zgjedhur ata meqë ishin më të guximshëm dhe më të gatshëm për sakrificë. E vërtetë është që në mesin e tyre kishte edhe të tillë që nuk i bëjnë nder luftës.  “Lufta nuk të ban meremet”, thotë populli ynë. Dikush i ka humbur 20 anëtarë të familjes për liri dhe nuk ankohet, por është krenar.

Dikush ka humbur më pak, shumë më pak, dikush fare. Këta të fundit zakonisht ankohen më së tepërmi, meqë nuk ka dhënë asgjë për liri. Ndryshe si do të mund të dilnin 150 dëshmitarë kundër UÇK-së? Aq shumë dëshmitarë zor të gjenden për të dëshmuar krimet e regjimit serb që ka vrarë 13 mijë shqiptarë, ka masakruar e dhunuar. Kjo është ndërmarrje e regjimit të sotëm serb për të kriminalizuar luftën e popullit të Kosovës për liri, duke u shërbyer me marrëzinë shqiptare.  Politizimi i skajshëm ka verbuar të gjithë dhe më nuk kursehet asgjë.

Serbia e godet UÇK-në për ta plandosur Kosovën në planin e jashtëm, ndërsa shqiptarët e godasin për t’i plandosur politikisht bartësit e luftës në planin e brendshëm. E keqja është se të dy goditjet e rrënojnë të ardhmen e shtetit të Kosovës! Shqiptarët do të duhej ta mbronin UÇK-në në planin e jashtëm dhe të brendshëm, duke e ndarë nga lufta politike që do t’ua nxjerrë sytë të gjithëve!

- Advertisement -

Më Shumë

Putini thotë se është e papërshtatshme ta urojë Bidenin

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se nuk ka asnjë motiv të fshehur pas vendimit të tij për të mos uruar presidentin e zgjedhur amerikan,...

Prizreni do bëhet me shtatore të Adem Jasharit (VIDEO)

Qyteti i Prizrenit do të bëhet me shtatoren e ish-komandantit legjendar Adem Jashari. Vendimin për ndërtimin e një shtatoreje të tillë, e nxori asambleja komunale....

Pirlo: Morata e gjeti te Juve atë që i mungonte te Atletico

Alvaro Morata duket se ka rilindur. Sulmuesi spanjoll po gëzon një formë fantastike në Serie A me Juventusin. Sipas trajnerit Andrea Pirlo, kjo falë vetëbesimit që...

Prizreni në një rikthim të vlerave kulturore me manifestimin “Shpata e Fjalës”

Nue Oroshi Prizreni qyteti i cili historikisht ka një traditë të gjatë të vlerave kulturore në shumë lëmi të jetës kulturore si në art,poezi,prozë dhe...

26-vjeçari hero vritet duke e mbrojtur të dashurën nga një ban

Cam Smith, 26 vjeç, vdiq si pasoj e një konflikti të ashpër, për arsye se një bandë  filluan te abuzonin me te dashurën e...

Malishevë, vidhet arka me para në barnatore

Në rrugën ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë është vjedhur arka e një barnatoreje. Në raportin e policisë thuhet se personi i cili ka raportuar rastin, ka...

Trumpi pranon që të nisë kalimi i pushtetit te Bideni

Donald Trump ka pranuar që të nisë tranzicioni zyrtar që presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë zyrën e të parit të Shteteve të...

Për 10 ditë, mbi 2 mijë gjoba u shqiptuan në Gjakovë, Rahovec e Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë që nga 13 nëntori, ka shqiptuar 2 mijë e 45 dënime mandatorë, si...

Si është gjendja me Covid-19 në Prizren, flet kryetari Haskuka

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në emisionin ‘’Mëngjesi me Arben Ahmetin’’ në televizionin Kanal 10 ka thënë se sa i përket pandemisë...

Kjo ishte dëshira e fundit e Maradonnas të cilën e zbuloi pak para se të vdiste

Vdiq në moshën 60 vjeçare pas disa problemeve të njëpasnjëshme shëndetësore, por Diego Armando Maradona padyshim se do të mbetet ne kujtimet e të...

Vdiq ish-peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, dyshohet se ishte prekur me Covid-19

Një nga ish0peshkopët më të njohur të Kishës Ortodoske serbe Artemije ka vdekur. Para se të shkarkohej ai ishte përgjegjës për Kosovë. Disa media...

Nga VV’ja tregojnë a do ta votojnë ligjin që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë Hoti për keqmenaxhimin me pandeminë në vend si dhe për masat të cilat i ka marr së fundi dhe...

9 muaj pandemi dhe masa kufizuese, Kosova ende pa Rimëkëmbje Ekonomike

Që nga marsi kur në Kosovë është lajmëruar rasti i parë me koronavirus, shteti ka bërë shumë pak për t’i riparuar dëmet ekonomike të...

“Burdushi” kundërshton aktakuzën për mashtrim dhe pasurim të kundërligjshëm deri në një milion euro

Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”, përmes mbrojtësit të tij, avokatit Durim Osmani ka kundërshtuar, në seancën e shqyrtimit të dytë të mbajtur të...

Qeveria: E hëna do të jetë ditë e rregullt e punës

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka sqaruar se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës. “Në të gjitha...

Sulmohet seksualisht një femër në Prizren

Është arrestuar një person i dyshimtë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar seksualisht viktimën femër. Nuk raportohet për lëndime, ndërsa rasti...

Lajmet e Fundit

Nis peticioni online i bizneseve: Të deklarojmë tatimet por mos t’i paguajmë deri në miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes

Dështimi i aprovimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvend, ka dëmtuar edhe më shumë bizneset që janë goditur nga pandemia e COVID-19. Për këtë...

Suhareka nuk i bindet Qeverisë Hoti, e bën pushim për 28 nëntor

Sot në orët e mbrëmjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes nj? shkrimi ka bërë të ditur se dita e hënë është...

Këta janë lojtarët e rinj më të shtrenjtë në botë

Mediumi i njohur gjerman, Transfermarkt, ka bërë publike listën e 18 vjeçarëve më të shtrenjtë në botën e futbollit. Pësoi një dëmtim të rëndë që do...

Për dy javë mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se të dielën do të mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë deri më...

12 të vdekur për 24 orë nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të...