10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Pas një mosmarrëveshje rrahin një burrë, arrestohen dy persona në Rahovec

Në fshatin Qifllak të Rahovecit, janë arrestuar dy persona pasi kanë qëruar hesapet fizikisht me viktimën mashkull.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, të dyshuarit të premtën rreth orës 18:00, pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull.

Ky i fundit ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48-orë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Lajmet e Fundit