18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Pas rinumërimit Nisma do ta kalojë pragun

Në QNR po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve, të cilat mendohet se do të përfundojnë për 7 ditë. Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se rinumërimi po bëhet jashtëligjshëm.

Nisma shpreson që rinumërimi do ta çojë në Kuvend, shkruan gazeta “Zëri”

Ndonëse në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se po rinumërohet jashtëligjshëm. Sipas tyre, arsyet e paraqitura për t’u rinumëruar thuajse 1/3 e vendvotimeve nuk i plotësojnë kushtet ligjore.

Nëse një fletëvotim ka të shënuar kandidatët, por jo subjektin shpallet e pavlefshme, thonë ata, megjithatë ky rinumërim po bëhet për komisionarët që të bëjnë manipulime në baza partiake. Sipas tyre, një mënyrë e tillë e rinumërimit bën që Nisma a cilado parti tjetër ta kalojë pragun, shkruan tutje “Zëri”.

Nga Nisma Socialdemokrate, e cila nga rezultatet e deritanishme nuk e kalon pragun, kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se rinumërimi i 530 vendvotimeve do ta rrisë atë. Ata janë të bindur se edhe me këto rezultate Nisma është futur në Kuvend

Më Shumë

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Lajmet e Fundit