9.8 C
Prizren
E diel, 26 Mars, 2023

Nxënësit detyrohen t’i bëjnë kopje librat që u takojnë falas

Edhe pse janë bërë gati dy muaj qëkur ka nisur viti i ri shkollor, shumë institucione shkollore po ballafaqohen me mungesë të teksteve.

Drejtorë komunalë të arsimit e drejtorë të shkollave e kanë konfirmuar se në disa shkolla ende ka mungesa të librave. Si pasojë e këtyre mungesave nxënësit po i fotokopjojnë librat nga shokët e klasës.

Dhënia falas e teksteve për nxënësit e klasave 1 deri në të 9 rregullohet me udhëzimin administrativ “pajisja e nxënësve me tekste shkollore, përdorimi dhe ruajtja e tyre” i nxjerrë në vitin 2016 nga Ministria e Arsimit. Zyrtarët e MASHT-it nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetës në lidhje me këto vonesa, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë, Kimete Konjusha-Dida, ka deklaruar se në këtë shkollë kanë mungesë të teksteve të gjuhës angleze. Ajo ka theksuar se kanë bërë ankesë në MASHT dhe se janë në pritje të sigurimit të librave.

E drejtoresha e shkollës “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, Supije Zhitia, ka thënë se në këtë shkollë u janë dërguar librat por jo për të gjithë nxënësit. Disa nga tekstet që u mungojë janë edukata qytetare, gjuhë angleze, gjuhë shqipe, gjeografi, fletore pune etj. Për këtë, sipas saj, kanë shprehur shqetësim edhe prindërit./koha ditore/

Më Shumë

Më 18 prill nis rigjykimi ndaj deputetes Vrenezi dhe të tjerëve, akuzohen për korrupsion në rastin “Abi Çarshia”

Më 18 prill të këtij viti, pritet të fillojë rigjykimi  ndaj deputetes Jetmire Vrenezi, ish- drejtorit të Inspektoratit Islam Thaqit, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku...

Policia konfirmon vdekjen e 77 vjeçarit në një motel të Prizrenit

Një 77 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë në njërin nga motelet në këtë komunë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë në...

Lajmet e Fundit