10.7 C
Prizren
E diel, 7 Qershor, 2020

PDK-ja bëri punë të mëdha, por do të mbahet mend për gjëra të vogla

Parimi fetar se nëse bën një të keqe, atëherë bëje një të mirë për ta mbuluar atë, nuk vlen në politikë. Madje, në politikë mjafton vetëm një e keqe që ta zhbëj krejt të mirën. Këtë e dëshmon rrugëtimi politik i PDK-së, që ka nisur me projekte të mëdha dhe ka përfunduar tashmë në opozitë me damkën e së keqes.

Askush nuk mund ta mohojë atë që e thonë drejtuesit e PDK-së se të gjitha proceset që lidhen me shtetndërtimin e Republikës së Kosovës që 20 vjet e këndej mbajnë vulën e lidershipit të kësaj partie. Konferenca e Rambujesë është drejtuar nga liderët e UÇK-së që u bënë liderë të PDK-së.

Në procesin e Vjenës të drejtuar nga presidenti, Marti Ahtisari, që rezultoi me pavarësinë e Kosovës, PDK-ja tregoi një pjekuri të jashtëzakonshme duke e dhënë kontributin e vet nga opozita. Vetëm disa muaj pasi erdhi në pushtet, lideri i atëhershëm i PDK-së, Hashim Thaçi, shpalli Pavarësinë e Kosovës, duke hyrë në histori. Pasuan mandej projektet e mëdha si autostradat, objektet shkollore, infrastruktura në përgjithësi, pagat etj, të cilat po ashtu mbajnë vulën e PDK-së. Me një fjalë – Kosova u bë e pavarur dhe mori pamjen e një shteti normal.

Këto momente madhështie në rrugëtimin e kësaj partie, i verbuan të fortët e PDK-së. Ata u shkëputën nga qytetarët e rëndomtë, shumë prej tyre u pasuruan, u tjetërsuan. Nuk ishin më ata të zakonshmit. Pjesa tjetër e qytetarëve për ta dukej e vogël, e pafuqishme. Ata kishin rroba të shtrenjta, vetura luksoze dhe sjellje jonormale. Nuk ishin më ata djemtë e fshatit që ndanin një copë bukë. Nuk ishin më ata luftëtaret e UÇK-së që mbronin njëri-tjetrin dhe vendin e tyre me trupat e tyre. Nuk ju pëlqente më shoqëria e vjetër.

Kërkonin diçka të re. Ju pëlqenin të tjerët, ndonjëherë edhe ata që kishin qenë më afër pushtuesit se popullit të vet. Degradoi gjithçka. Nuk dihej më se kush ishte luftëtari, patrioti apo tradhtari i vërtetë. E gjithë kjo i hapi rrugën së keqes, që u derdh në shoqërinë tonë me gjithë vrullin e vet. Nuk kishte mbetur asnjë vlerë që mund t’i referohej dikush apo që do të pranohej si e tillë nga të gjithë.

Figurat kombëtare më shumë u abuzuan sesa u nderuan dhe respektuan. Po ashtu u veprua edhe me familjarët e tyre. U ngritën shtatore në gjithë vendin, pa kritere e shumë herë me forcë. U bënë heronj të gjithë dhe veteranë të gjithë. Bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, lufta dhe sakrifica e të cilit trandi një botë të tërë, për 12 vjet në pushtet nuk e morën me vete Adem Jasharin në Prishtinë.

Adem Jashari tani është në Tiranë, ai është gjithkund ku ka shqiptarë dhe njerëz që e respektojnë sakrificën për liri. Por ai nuk është në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Adem Jashari gjithsesi do të vije në Prishtinë, por duket se nuk do t’i gjej aty ata që dikur kishin ndjekur rrugën e tij. Të paktën edhe nëse i gjen ata do të jenë të tjetërsuar. Nëse ndahesh prej shokëve tjetërsohesh.

Ata e kanë bërë një gjë të tillë, prandaj kanë dalë në opozitë me damkën e së keqes. Nuk përmenden më sot projektet e mëdha, por problemet ditore, si: papunësia, korrupsioni etj. PDK-ja realizoi projekte të mëdha, por do të mbahet mend për gjëra të vogla. Nevojat dhe kërkesat e qytetarëve kanë ndërruar dhe ata nuk kanë ditur të përshtaten. Qytetarët kanë bërë një zgjedhje tjetër, megjithëse të pasigurt. Më tepër kanë preferuar të panjohurën sesa të njohurën që ka degraduar. (kosovain.eu)

- Advertisement -

Më Shumë

Duda Balje: Do ta votoj Qeverinë Hoti sepse është më përkrahëse ndaj boshnjakëve

Deputetja boshnjake Duda Balje do t’ia jep votën e saj Qeverisë Hoti nesër në seancë. Ajo për klankosova.tv tha se beson që kjo qeveri do...

Tërmet me magnitudë 3.2 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri, raporton TCH. Saktësisht, tërmeti me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter është ndjerë në orën 22:21. Mësohet...

Djali i Fatmir Limajt thotë se s’do të jetë Ministër në Qeverinë Hoti

Djali i Fatmir Limajt, Durimi ka mohuar se do të jetë Ministër në Qeverinë Hoti. Ka thënë se përmendja e tij si Ministër është...

Erdogani uron kryeministrin Hoti për marrjen e detyrës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar një telegram urimi nga Recep Tayyip Erdo?an, President i Turqisë, njofton zyra e Kryeministrit. Në telegramin...

Prizren, konfrontim mes bashkëshortësh

Në fshatin Donje të Prizrenit ka ndodhur një konfrontim mes burrit dhe gruas, transmeton PrizrenPress. Raportohet që ngjarja të ketë ndodhur dje rreth orës 17:40,...

Sekretari i PDK’se akuzon Haskukën: Prizreni humbi 5 milione euro

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Visar Islamaj, ka drejtuar akuza drejt kryetarit Mytaher Haskuka. Islamaj ka thënë se arroganca e Haskukës, i...

Reagon LDK në Prizren, pas shkarkimit të nënkryetarit dhe tre drejtorëve

Është prishur përfundimisht koalicioni mes Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes në Prizren. Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, ka reaguar pak orë pas shkarkimit të katër...

“Jemi shumë kompetitivë në shtrat”, Sara tregon anën tjetër të Iscos

Sara Salamo, partnerja e fantazistit të Real Madrid, Isco Alcaron, ka folur hapur për jetën private mes saj dhe mesfushorit spanjoll. Në një intervistë...

NLB Banka ndihmon bizneset përmes hapësirës reklamuese në medie

Banka NLB ka filluar projektin të titulluar Korniza e Mbështetjes për bizneset të cilat kanë pësuar nga pandemia, duke u ofruar hapësirë reklamuese në...

Avdullah Hoti mban mbledhjen e parë të ekzekutivit, paraqet prioritetet

Menjëherë pas marrjes se detyrës, kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë, raporton Ekonomia Online. Kryeministri Hoti ka paraqitur prioritetet e Qeverisë....

Kuvendi sot mban seancë për votimin e Qeverisë Hoti

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë, ndërsa në rend dite është votimi për Qeverinë Hoti. Seanca do të mbahet në ora 11:00, ndërsa...

Kurti nënshkruan peticionin: Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar peticionin e iniciuar nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet të cilit po kërkohen zgjedhje. Kurti tha se...

19 raste me COVID-19- asnjë në Prizren

NËNTËMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE NJËZET E KATËR TË SHËRUAR! Sot më 03 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,...

Prizren: 7 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjeteshtatë (77) aktakuza kundër nëntëdhjetenëntë (99) personave, për...

Për një javë në Kosovë u shtuan më shumë se 50 raste aktive me COVID-19

Saktësisht 53 raste aktive me koronavirus janë shtuar për një javë në Kosovë. Nga 199 sa ishin të shtunën e 30 majit, e shtuna...

Si e pritën bashkëvendësit e Avdullah Hotit emërimin e tij si kryeministër

Banorët e fshati Ratkoc të Komunës së Rahovecit përkrahin kryeministrin Avdullah Hoti, që vjen nga ky vendbanim.   Kjo rrugë të qon për në shtëpinë...

Lajmet e Fundit

Sekretari i PDK’se akuzon Haskukën: Prizreni humbi 5 milione euro

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Visar Islamaj, ka drejtuar akuza drejt kryetarit Mytaher Haskuka. Islamaj ka thënë se arroganca e Haskukës, i...

Lul Raka këshillon se si duhet të sillemi nëse grumbullohen më shumë se 50 persona në një kafiteri

Me lirimin e masave qytetarët u janë kthyer punës së tyre të përditshme, duke respektuar distancën. Çdo lirimi i masave nënkupton qarkullimin më ta...

Rreth 50 raste aktive me Covid-19 por Prizreni plot me qytetarë

Qe shtatëdhjetë vite ky është vendi i tij i punës. Nëntëdhjetë vjeçari, Emin Ballakadri stacion e ka këtë shatërvan që nga mëngjesi deri në...

Ish-drejtorët e shkarkuar në Prizren thonë që do jenë opozitë e fortë në asamble

Stuhia e përplasjes së Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbërritur edhe në Shtëpinë e Bardhë të Prizrenit. Edhe në komunës e...

Prizren: Prokuroria liron shkelësit e masave anticovid? (VIDEO)

Pikërisht për mos respektimin e vendimeve të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, policia e Prizrenit ishte lider në inicimin e rasteve ndaj...