1.4 C
Prizren
E shtunë, 28 Nëntor, 2020

Përfundon afati kur Specialja duhej të vendoste për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, Koci beson se është konfirmuar

Janë bërë gjashtë muaj prej kur para Dhomave të Specializuara është paraqitur për konfirmim një aktakuzë, në të cilën si të dyshuar për krime lufte përmenden edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

E premtja përbën afatin e skajshëm brenda të cilit gjyqtari i procedurës paraprake është dashur të vendosë për aktakuzën. Meqë Specialja nuk ka publikuar ndonjë informatë për këtë rast, juristët, si Arianit Koci besojnë që së paku pjesërisht aktakuza është konfirmuar, raporton KOHA.

Më 24 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ua paraqiti për shqyrtim Dhomave të Specializuara një aktakuzë me dhjetë pika, përmes së cilës Thaçi, Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Prokurori i Specializuar e kishte gjykuar të domosdoshëm nxjerrjen e kësaj informate për akuzat, pasi kishte thënë se Thaçi e Veseli po bënin përpjekje të përsëritura për pengimin dhe sabotimin e punës së Speciales.

Por, tash kur ka përfunduar afati brenda të cilës duhet konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuza, në Gjykatë kanë vendosur të mos ofrojnë të dhëna.

Avokati Koci tregon edhe arsyet pse Specialja mund të vendosë për të mos e ndarë me publikun informatën për aktakuzën kundër Thaçit e Veselit.

Edhe në Presidencë dhe në Partinë Demokratike kanë refuzuar të prononcohen për rastin. Megjithëkëtë, Thaçi e Veseli ishin deklaruar të pafajshëm, pas publikimit të lajmit për aktakuzën.

Edhe kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ata duhet parë pa ndonjë faj, për aq kohë sa nuk vërtetohet e kundërta me aktgjykim të formës së prerë.

Gjykata Speciale ka në mandat t’i trajtojë pretendimet e shprehura në raportin e senatorit Dick Marty, të miratuar nga Këshilli i Evropës, e në të cilin dokument pretendohet që gjatë dhe menjëherë pas luftës të jenë kryer krime nga pjesëtarë të UÇK-së.

Deri tash, për krime të tilla është akuzuar vetëm Salih Mustafa, i cili prej një muaji ndodhet në paraburgim në Hagë, ku e ka selinë gjykata.

- Advertisement -

Më Shumë

926 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve deri më që...

Ikballe Huduti: Revolucioni islamik në Iran ishte pikë kthese për një grup njerëzish në Prizren

Ikballe Berisha Huduti ka lindur dhe shkolluar në qytetin e Prizrenit. Ka mbaruar Medresenë dhe më pas ka studiuar letërsi. Ikballja për publikun në Kosovë...

Oda e Hotelirisë dhe Turizmit gati për protesta

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar protesta në rast se as në seancën e ardhshme nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike. Veç tjerash,...

Gashi: Falë mbështetjes së PDK-së, qytetarët morën dy herë nga 170 euro

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi thotë se Qeveria e ka provokuar vet këtë situatë bllokimi. Ai në “Debat Plus” thotë se PDK qysh para tetë...

Vjosa Osmani shkarkoi nga detyra e konsullit edhe djalin e zyrtarit të PDK-së

Në mesin e të shkarkuarve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është edhe Blendi Kilaj, djali i ish-zëvendësministrit nga radhët e PDK-së,...

Deputeti i VV-së thotë se nuk do ta përdorin gazin lotsjellës për ta ndaluar pjesëmarrjen e Selmanajt në seanca

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se nuk do ta lejojë mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës, nëse aty prezent do të jetë edhe zëvendëskryeministri...

Për 10 ditë, mbi 2 mijë gjoba u shqiptuan në Gjakovë, Rahovec e Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë që nga 13 nëntori, ka shqiptuar 2 mijë e 45 dënime mandatorë, si...

Latifi: Rahoveci nga pandemia ka pësuar dëme në vlerë 54 milionë euro

Në Komunën e Rahovecit sot janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve që kanë qenë të infektuar edhe me coronavirus. Kryetari Smajl Latifi tha për...

Pamje të rënda: Arkivolët me viktimat e COVID-19 ngarkohen në autobuset e udhëtarëve

Pamje rrëqethëse janë fotografuar nga një qytetar me celularin e tij. Mediat greke raportojnë se një autobus i është afruar disa çadrave në Stamboll...

Trump nxjerr SHBA-në nga traktati ushtarak me Rusinë e NATO-n

SHBA-ja ka dalë nga traktati i Open Skies që i lejonte vendeve të observonin ushtritë e njëri-tjetrit. Duke e akuzuar Rusinë se ka shkelur...

Vdiq nga virusi, kryepopi serb u përcjell me puthje nga mijëra ortodoksë në Beograd

Në një deklaratë me shkrim nga Kisha Ortodokse Serbe, u raportua se Irinej(kryepopi), i cili kishte qenë për një kohë në trajtimin e koronavirusit,...

Prizren, 14 aktakuza kundër 23 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza, kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra...

Policia për 24 orë shqiptoi 872 tiketa për mos respektim të Ligjit për Pandeminë

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 872 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19. Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë...

Një punëtor lëndon dorën në një punëtori në Prizren

Pronari i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij duke punuar aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja...

Dita e alfabetit të gjuhës shqipe

Sot është dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe...

Një vit nga tërmeti në Thumanë që mori jetën e 51 personave

Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit të 2019-ës një tërmet prej 6,4 ballësh goditi fshatin Thumanën në Durrës. Tërmet ky që për pak sekonda...

Lajmet e Fundit

Nis peticioni online i bizneseve: Të deklarojmë tatimet por mos t’i paguajmë deri në miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes

Dështimi i aprovimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvend, ka dëmtuar edhe më shumë bizneset që janë goditur nga pandemia e COVID-19. Për këtë...

Suhareka nuk i bindet Qeverisë Hoti, e bën pushim për 28 nëntor

Sot në orët e mbrëmjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes nj? shkrimi ka bërë të ditur se dita e hënë është...

Këta janë lojtarët e rinj më të shtrenjtë në botë

Mediumi i njohur gjerman, Transfermarkt, ka bërë publike listën e 18 vjeçarëve më të shtrenjtë në botën e futbollit. Pësoi një dëmtim të rëndë që do...

Për dy javë mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se të dielën do të mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë deri më...

12 të vdekur për 24 orë nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të...