18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Përgatitet spitali i katërt karantinë për të prekurit me koronavirus në Shqipëri

Kryeministri shqiptar Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj kanë vizituar ambientet e një ish-kampusi universitar i cili pritet të jetë spitali i katërt që do të presë personat e prekur nga koronavirusi, nëse numri i të infektuarve do të rritet më tej në vijim.

Ministrja Manastirliu paraqiti planin për transformimin e godinës ekzistuese në spital karantine për të cilën ajo tha se nevojiten disa ditë kohë.

“Kjo do të shërbejë si një spital karantinë me asistencën bazë mjekësore, do të shërbejë për ata pacientë që do të jenë më mirë nga koronavirusi, por që do të kenë ende nevojë për trajtim mjekësor. Kjo është pjesë e skenarit të katërt. Si fillim, kjo strukturë do të përgatitet për 80 shtretër”.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama la një afat kohor 30 ditor që të merren të gjitha masat që spitali i ri i parashikuar për karantinën të jetë gati.

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

25-vjetori i masakrës së Lubizhdës, Haradinaj: Hasi dha shumë për atdheun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tyre, 54 shqiptarët e Lubizhdës së Hasit.   Ish-kryeministri thotë...

Lajmet e Fundit