Komuna e Prizrenit shpërndan pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike

Komuna e Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke u kujdesur në përmbushjen e nevojave të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike duke i furnizuar ato me pako ushqimore gjatë këtyre ditëve të izolimit për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit të Komunës, familjet me gjendje të rëndë ekonomike janë përzgjedhur sipas databazës së Qendrës për Punë Sociale, transmeton PrizrenPress.

“Me anë të këtij njoftimi ftojmë familjet e tjera me gjendje të rëndë ekonomike të cilat nuk janë të përfshirë në kategoritë sociale dhe nuk gjenden në databazën e Qendrës për Punë Sociale, të paraqiten në Qendrën e Thirrjeve të Komunës së Prizrenit në numrin pa pagesë 0800 19 200 apo në Viber dhe WhatsApp në numrin +383 45 119 200 për të qenë përfitues potencialë me pako ushqimore”, thuhet në njoftim.

Familjet e paraqitura në Qendrën e Thirrjeve fillimisht do të verifikohen nga komisioni i QPS-së për gjendjen e tyre ekonomike dhe më pas do të furnizohen me pakot ushqimore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit