14.3 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2020

Personat që erdhën nga jashtë në Suharekë s’kanë shenja të koronavirusit, i infektuari po shërohet

Sot bëhen gjashtë ditë prej kur në Suharekë është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Ky është pacienti i vetëm i infektuar me koronavirus atje, e sipas kryetarit të komunës, Bali Muharremaj, brenda 3-4 ditëve edhe ai do të shërohet.

Ndërkohë për personat që kanë ardhur nga diaspora, Muharremaj ka thënë se s’kanë simptoma, raporton Express.

Në një prononcim për Gazetën Express, Muharremaj ka thënë se pacienti i infektuar me COVID-19, po përmirësohet. Madje, ai shpreson se brenda 3-4 ditëve, ai do të shërohet plotësisht.

Sipas Muharremajt, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë në këtë komunë.

“Gjendja është e mirë. Nuk ka pas ndonjë rast të ri të dyshuar. Madje, edhe ai që është tu u trajtu në QKUK, po shkon duke u përmirësu, edhe besoj që brenda 3-4 dite do të shërohet, pra rezultati do t’i del negativ”, ka thënë Muharremaj për Express.

Muharremaj ka treguar se asnjë prej qytetarëve që janë kthyer nga diaspora në këtë komunë, nuk ka shfaqur ndonjë simptomë se është i infektuar me koronavirus.

“Fati jonë i mirë ka qenë që e kemi parandalu. Më herët kanë ardhur në Suharekë 120 persona nga diaspora, por menjëherë i kemi izolu. Tash i kanë ba 16 ditë, asnjë prej tyre s’ka pasë ndonjë simptomë”, ka thënë ai për Express.

Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me furnizimin me mjete mbrotëse, derisa për t’u furnizuar me ushqim thotë se s’po kanë probleme.

“Para një jave e kemi dezinfektu komplet qytetin dhe fshatrat, e po mendojmë ta dezinfektojmë prapë. E kemi inspeksionin në terren për çdo parregullsi. Po kemi mjaftueshëm furnizim me miell e ushqim, por nuk jemi të kënaqur me furnizimin me mjete mbrotjtëse për QKMF-në. Dje, i kemi pranu 1 mijë maska donacion dhe 900 pako ushqimore”, ka thënë ai.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 71.

“Sot më 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive”, shkruhet në njoftim.

Sipas IKSHP-së, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri. /Gazeta Express

- Advertisement -

Më Shumë

Bota pas koronavirusit

Autor: Youval Noah Harari Njerëzimi tani po përballet me një krizë globale. Ndoshta kriza më e madhe e gjeneratës sonë. Vendimet që do të marrin...

Një deputet i Shqipërisë infektohet me koronavirus

Deputeti i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë në Facebook. “Informoj njerëzit...

Prizren, këshilla psikologjike online rreth stresit të pandemisë COVID-19

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka marrë iniciativë për krijimin e linjës për këshillim psikologjik lidhur me stresin dhe ankthin gjatë këtyre ditëve...

Atalanta-Valencia, bomba biologjike që solli shpërthimin e pandemisë

Shkenctarë të njohur kanë deklaruar sot me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika...

Sot trupi yt, Itali, më duket si trupi i Krishtit në kryq…

E bukura Itali, e dashura Itali! Ti, kënga e botës dhe goja e botës. Ti, kitara e botës dhe zemra e botës! Të dua shumë! Ndjej...

Fansi e pyet çfarë mendon për shqiptarët, i dashuri i Duas ia kthen me “shqipe”

I dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid, ka bërë një seancë pyetje-përgjigje me fansat e tij në Instagram. Shumica e pyetjeve për modelin 22-vjeçar kanë...

Më 28 mars 1989, në Kosovë shpërthyen protestat e mëdha kundër represionit të Serbisë

Në të gjithë Kosovën, më 28 Mars të vitit 1989, shpërthyen protestat e mëdha kundër ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës nga parlamenti serb. Kjo datë...

QMF-të në Ratkoc dhe Krushë të Madhe punojnë edhe të shtunën

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar sot stafin mjekësor në QMF-të, në Krushë të Madhe dhe Ratkoc, staf ky...

Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 33

Dy raste të reja janë shënuar me koronavirus në Kosovë, duke çuar numrin e të infektuarve në 33. Njoftohet se rastet e reja janë nga...

Na mëson Nënë Tereza… Mos jeto kurrë pa jetë!

Bota po kalon ditë të vështira. Në kohët moderne, mbase shumëkujt i vijnë “të largëta” fjalët e thjeshta, dalë nga shpirti njerëzor. “Veshur” me...

Guardiola, 1 milion euro bamirësi drejt Barcelonës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë një gjest të madh sot, duke dhuruar plot 1 milion euro donacion. Strategu spanjoll i ka dërguar...

Ushtarët turq i ndihmojnë të moshuarit në kohën e izolimit

Ushtarët turq kanë ofruar ndihmë për personat e moshuar pasi ata nuk kanë të drejtë të largohen nga shtëpitë si pjesë e masave për...

A janë dërgesat e ushqimit dhe produktet ushqimore të sigurta gjatë pandemisë së koronavirusit

Gjatë kësaj kohe të gjithë kanë mbyllur restaurantet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Përkundrazi, na është tënë që të porosisim online e në të...

Gazetarëve e punonjësve medialë nuk u kufizohet lëvizja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një njoftimi ka theksuar se gazetarëve nuk u kufizohet lëvizja. Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të...

Kurti i kërkon Kushtetueses ta refuzojë kërkesën për masë të përkohshme

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta refuzojë kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për vendosjen e masave të...

Kadare: Eposi ynë evropian

Mrekullisë së “Eposit të Kreshnikëve” nuk do t’i shpëtonte as gjeniu i letërsisë shqipe, Ismail Kadareja. Do të ishin vitet 70-të ato kur në...

Lajmet e Fundit

Vitia thotë se pesë persona të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një video-konference për media ka njoftuar se në mesin e të infektuarve me koronavirus, 31 persona janë duke...

Prizren, një muaj paraburgim për dhunë fizike ndaj vëllait

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj të dyshuarit N.B. nga fshati Lubizhdë e Prizrenit për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje. Sipas...

Këto janë barnatoret që do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme në Prizren

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka caktuar barnatoret të cilat do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme. Orari është publikuar nga drejtori, Visar Shehu.   Për...

Në Krushë të Madhe nisin punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”

Në kuadër të projektit “Shtigjet e Ecjes”, kanë filluar punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”, në fshatin Krushë e Madhe...

Heqja e taksës 100 për qind për lëndën e parë, në Kosovë hynë rreth 150 kamionë nga Serbia

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 100 për qind për lëndën e parë për produktet nga Serbia dhe Bosnja...