3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Plani i rimëkëmbjes mbetet fokus i të gjitha partive

Partitë premtojnë rimëkëmbje ekonomike, ekonomistët thonë që premtimet nuk kanë zbatim në praktikë.

Rimëkëmbja ekonomike është kryefjala e plan-programeve të partive politike.

Ani pse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, partitë kanë filluar shpalosjen e programit.

Në pikat kyçe të këtyre partive shihet që rëndësi i kanë dhënë ekonomisë.

Edhe kandidatët për kryeministër nëpër fjalime po përmendin mbështetjen për ekonominë, meqë jemi në kohë pandemie.

Fokus në ekonomi e faktorizim në këtë fushë po premton edhe kandidati i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në paraqitjen e tij të parë si kandidat për kryeministër, Kurti ka thënë që janë të fokusuar në luftimin e pandemisë dhe të përkushtuar për adresimin e pasojave ekonomike.

Përkushtim në ekonomi ka premtuar edhe kandidati i LDK-së njëherësh kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Hapësirë në ekonomi ka thënë që do ketë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Por ekonomistët po vlerësojnë që më shumë rëndësi po i kushtohet agjendave politike se sa atyre ekonomike.

Bellaqa deklaron që shumë pak prej premtimeve të fushatave realizohen në praktikë, ani pse është njëra ndër fushat kyçe të shtetit.

Partitë politike kanë të drejtë edhe dy javë të plotë të kompletojnë programin qeverisës me të cilin do garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit