9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Prizreni me 2 raste të reja me koronavirus

Në komunën e Prizrenit të martën janë regjistruar dy raste të reja të infektimit me koronavirus.

Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti.

Numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478.

Më Shumë

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Lajmet e Fundit