Komuna e Malishevës dhe FKEE nënshkruajnë marrëveshje edhe për tri projekte

Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Komuna e Malishevës, përkatësisht në mes Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Drejtorit Menaxhues, Admir Shala në emër të FKEE-së nënshkruhet marrëveshje edhe për tri projekte në këto fusha infrastrukturore.

Palët bien dakord që të inciojnë implementimin e PKEE-së të përfituesve të projekteve për Komunën e Malishevës, si në, Shtëpinë e Kulturës, ‘Tahir Sinani’, ndriçimin publik në rrugën ‘Adem Jashari’ dhe Sallën e Sportit ‘Habib Zogaj’.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorët, drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morinën dhe Zyrtarin, Fadil Shala, shprehen gatishmërin për bashkëpunim me përfaqësuesit e FKEE-së për projektet që përfitojnë qytetarët e Malishevës, si dhe falënderuan Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim(IDA) dhe Programin për Partneritet të Bankës Botërore, pjesa e III për Evropën dhe Azinë Qendrore, që po i realizojnë projektet në komunën tonë.

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit