16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Prizreni pa çerdhe publike, OJQ-të të shqetësuara rreth çmimit (Video)

Prizreni prej vitesh nuk ka asnjë çerdhe publike. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se me fillimin e vitit të ri shkollor do të nisë punën çerdhja e parë publike, afër shkollës “Lekë Dukagjini”. Por përfaqësuesit nga opozita kritikojnë menaxhmentin e Komunës, duke theksuar se investimet në këtë projekt kanë nisur për çerdhe publike dhe jo për kopsht me bazë në komunitet.

Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së, Ilir Baldedaj, ka theksuar se qeveria komunale i nis projektet pa vizion të qartë dhe si rezultat, ato devijojnë nga qëllimi fillestar, raporton KOHA.

“Fatkeqësisht një projekt e ka filluar si çerdhe publike dhe tani është shndërruar në kopsht, sepse nuk mund të flasim të investosh paranë publike e pastaj të caktosh një kosto për 80 euro për një fëmijë që shkon në kopsht, sepse edhe në sektorin privat është i njëjti çmim. Cila është arsyeja që taksat e qytetarëve të investohen në atë objekt e përsëri qytetarët të paguajnë njëjtë si në kopshtet private”

Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka sqaruar se opsioni i çerdhes publike me bazë në komunitet ka ardhur si rezultat i mosaprovimit të kërkesës nga Ministria e Arsimit për staf shtesë.

“Në dy vitet e kaluara ne kemi kërkuar kode shtesë nga Ministria e Arsimit. Kjo nuk është bërë. Pasi nuk është bërë po shkojmë me opsionin e çerdhes publike me pjesëmarrje të komunitetit, prandaj dhe i kemi pagesat”.

Sipas tij, fëmijët që vijnë nga familjet me asistencë sociale, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e braktisur apo pa përkujdesje prindërore, fëmijët që kanë vetëm një prind dhe fëmijët e veteranëve do të lirohen nga pagesa.

“Pasi nuk kemi kode buxhetore që vijnë për pagesën e stafit duhet të bëjmë bashkëfinancimin e pagesës së stafit, prandaj është paraparë 80 euro për një muaj për një fëmijë, ku përfshihen të gjitha shpenzimet, nga ushqimi deri te shpenzimet e tjera”.

Megjithëkëtë, aktivistë të shoqërisë civile kanë vlerësuar se edukimi i hershëm në Prizren është në rrugën e dështimit, pasi që thirrja e DKA-së është hapur për fëmijët 3 deri në 5 vjeç dhe jo edhe për grupmoshat nga 0 deri në 3 vjet, derisa me çmimin prej 80 eurove, sipas tyre, nuk ka logjikë të thirren në institucion publik.

Më Shumë

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Lajmet e Fundit