4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Qeveria krijohet pas 24 janarit

SEREMB GJERGJI

Vetëvendosja nuk është gatshme të VENDOSË!- LDK nuk është gatshme të marrë PËRGJEGJËSI!

Kjo është një prej arsyeve pse asnjëra palë nuk ka guxim të bashkohet. Por, letra e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është aryeja kryesore e kësaj vonese. Këtu i shtojmë edhe Opoziten super të fuqishme.

Cilado Qeveri që krijohet, kushdo më këndo që do të udhëheqë, nuk mund të arrijë asgjë, nëse nuk do t’i implemetoi kushtet e caktuara nga ambasadori Grenell.

Ambasadori 53 vjeçar, ndikuesi Numër 1 në reformimin e diplomacisë evropiane, ka dhënë të gjitha udhëzimet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës!

Tetë pikat e më poshtme duhet t’i implemetoi cilado Qeveri e krijuar – me apo pa VV-në – edhe nëse shkohet në zgjedhjet e reja:

-Taksa duhet të hiqet menjëherë dhe mos zëvëndësohet me asgjë vendim tjetër që e pengon procesin në vazhdim.

-Asociacioni i Komunave Multietnike – duhet të aprovohet dhe filloi implementimin si pjesë e Marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

-Bisedimet me Serbine duhet të vazhdohen konform Strategjisë së Presidentit Trump dhe asnjë mënyrë tjetër.

-Arritja e marrëveshjes përfundimtare – e pranueshme për të dyja palet – deri në shtator 2020 dhe të prezantohet me 20 shtator në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

-Vazhdimi i afatit të veprimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë.

-Mos të preket asgjë në procesin e Privatizimit në Kosovë – diçka që VV gjatë fushatës ka thënë se do ta rikthej tërësisht në piken “0”.

-Në asnjë mënyrë mos të fillohet shpenzimi i Fondit të Privatizimit.

-Lufta Kundër Korrupcionit – të jetë agjenda kryesore e Qeverisë së Kosovës.

Jo-zyrtarisht më është thene se Albin Kurti, si Kryeminister i ardhshëm, i ka pranuar të gjitha këto pika. Tash mbetët të shihet?? Nëse behet Qeveria, del që është e vertetë.

Mendoj se patriotizmi i tepruar i Albin Kurtit dhe pafuqia për asnëj veprim e Isa Mustafës, ka sjellë në këtë udhkryq që ka zgjidhjet të lehtë – por që nuk ka fuqi të brendshme (VV+LDK) për të vepruar nga asnjëra palë.

Këtu i shtojmë edhe qendrimin e Opozitës që është super e fuqishme – plus kush guxon të arrij marrëveshje me Serbinë pa “Baballarët” e kombit?!

Ta shohim!

Fuqia e vetme që mund të vij nga një përkrahje direkte e Amerikës dhe Administratës Trump në këtë proces dhe pas procesit, është çelsi i zgjidhjes dhe garancia e vetme për veprim. Përndryshe çdo marrëveshje eventuale për një Qeveri të qëndrueshme, është e paarritshme.

Më Shumë

Lajmet e Fundit