19.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Rashica në vetizolim

Milot Rashica dhe bashkëlojtarët e tij dhe stafi i Werder Bremenit janë futur në një karantinë vullnetare dyditore, pasi një futbollistë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Klubi i Bundesligës gjermane ka njoftuar sot në faqen zyrtare për rastin pozitiv

Werderi luan kundër Hoffenheimit të dielën në Bundesligë dhe gjithë futbollistët e stafi do të ritestohen nesër.

“Për të pasur më tepër siguri për pjesën tjetër të skuadrës dhe gjithë stafin, gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafi do të vetizlohen vullnetarisht në shtëpitë e tyre. Seanca e planifikuar për sot është anuluar”, është njoftuar nga klubi.

Në Gjermani sot janë regjistruar rekord i rasteve të reja me koronavirus. Instituti i Gjermanisë për Sëmundje Infektive (RKI) ka paralajmëruar se shteti duhet të përgatitet për përhapje të pakontrolluar të virusit.

Po ashtu raste me koronavirus janë regjistruar edhe te ekipi i Serie B të Italisë, Reggiana, ku luan Arlind Ajeti.

Janë regjistruar 11 lojtarë me koronavirus dhe pesë anëtarë të stafit. Po ashtu ndeshje me Cittadelan është shtyrë.

Më Shumë

Mot i nxehtë: Temperaturat arrijnë deri 37°C

Për ditën e sotme parashikohet mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Sipas IHMK-së, gjatë ditës, në pjesën perëndimore priten edhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale...

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Lajmet e Fundit