33.8 C
Prizren
E enjte, 29 Korrik, 2021

Kosova me mungesa ndaj Turqisë, por synon fitoren e radhës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) është njëra prej pesë ekipeve që i ka shkaktuar humbje Turqisë në ciklin aktual. Në hapje të kampanjës kualifikuese për Kampionat Evropian të vitit 2021, Kosova e pati mposhtur Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultatin 2:0.

Kosova sërish luan ndaj Turqisë, por me shumë mungesa në përbërje në krahasim me ekipin e ndeshjes së parë, transmeton KOHA.

Kosova të premten (sot, 18:00) në Manavgat do të paraqitet me shumë ndryshime në formacion. Megjithatë, synimi i futbollisteve nuk ka ndryshuar. Edhe në ndeshjen e së premtes, që është e shtata për të dyja përfaqësueset, Kosova synon fitore.

Kosova në fushë do të udhëhiqet nga futbollistja e Freiburgut, Erëleta Mehmeti.

Ajo thotë se është e gatshme ta japë maksimumin për ta ndihmuar Kosovën drejt trepikëshit të ri.

“Atmosfera është e mirë në ekipin kombëtar të Kosovës. Të gjitha jemi të gatshme ta japim maksimumin dhe në Turqi kemi ardhur për ta fituar ndeshjen. Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne do të mundohemi që ta japim maksimumin tonë për ta vazhduar me fitore rrugëtimin në këtë cikël të kualifikimeve për Evropian. Personalisht, por mund të them se edhe lojtaret e tjera, jemi të përgatitura maksimalisht, edhe pse pandemia na ka detyruar t’i nisim përgatitjet pak me vonesë, por besoj se do ta arrijmë një rezultat pozitiv”, ka thënë Mehmeti të enjten për KOHËN.

Kosova, të enjten, ka mbërritur në Turqi, derisa pasdite e ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Më Shumë

Shaqiri pritet të largohet nga “Anfield

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere. Ekipi anglez po planifikon të bëj ndryshime dhe njëri prej të larguarve pritet të...

“Ka qenë bashkë me djalin e dajës, të dy kanë vdekur”, flet djali i viktimës nga Prizreni

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, fillimisht...

Kapen me drogë tre persona në Prizren

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dje tre shtetas të huaj, të cilët dyshohen për “posedim të paautorizuar të substancave narkotike”. Siç njofton Policia,...

Mytaher Haskuka do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prizrenit

Mytaher Haskuka sipas të gjitha gjasave edhe për një mandat do t’i hyjë garës për kryetar të Prizrenit. Gazeta Blic ka marrë vesh se në...

Baldedaj (AAK): Cilin rol duhet ta luajmë ne kur kryetari i Prizrenit nuk vjen në seanca e më pas na ofendon

Asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Ilir Baldedaj, ka folur për debatin e sotëm që ndodhi në sallën e Kuvendit Komunal...

Rikthehet i nxehti afrikan në Kosovë, nga e hëna temperaturat mbi 35 gradë

Nga fillimi i javës së ardhshme, vapa afrikane do të arrijë në vendin tonë. Në ditët e ardhshme pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale...

LDK-ja në Prizren kritikon pushtetin për mosndriçimin e qytetit

LDK-ja në Prizren e ka kritikuar pushtetin lokal se ka dështuar në realizimin e projekteve për ndriçimin publik. Sipas LDK-së,  ndriçimi që është përuruar nga...

Prizren:Sulmoi gruan dhe vëllain nën ndikimin të alkoolit e drogës

Një person nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe vëllain. Rasti ka ndodhur një ditë më parë në...

Ahmet Hoxha nga Randobrava varroset në ora 16:00

Para pak minutave kanë arritur në Kosovë trupat e pajetë të viktimave që pësuan nga aksidenti tragjik në Kroaci, i cili ndodhi të dielën. Trupat...

U përurua memoriali i dy dëshmorëve në Kobaj të Prizrenit

Sot në fshatin Kobaj u bë përurimi i Memorialit, kushtuar dëshmorëve Nexhat Fanaj dhe Ajdin Rramanaj, si dhe pllakës kushtuar martirit, Nijazi Rramanaj. Në përurimin...

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohet një pacient me COVID-19

101 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre 23 të konfirmuar...

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Ukë Bytyqi”, në Prizren. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi...

KQZ njofton qytetarët se mund të ndërrojnë qendrën e votimit deri më 7 shtator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përmes një njoftimi për media ua ka shpjeguar qytetarëve se si mund ta ndërrojnë qendrën e votimit. KQZ thotë se...

Alushani (VV): Të palogjikshme veprimet e opozitës në Prizren

Asambleistja nga Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dafina Alushani, ka thënë se veprimet që ndodhën këtë të enjte në seancë nuk ishin të...

Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak

Duke marrë parasysh rrugën midis Frankfurtit dhe Prishtinës, dhe vetëm dy shoferë, ky është një problem shumë i madh. Kështu thotë eksperti kroat i komunikacionit,...

Varroset 55-vjeçari nga Randobrava që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci

Është varrosur njëri nga viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë. Në këtë aksident janë regjistruar 10...

Lajmet e Fundit