22.8 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Rregullohen tri rrugë në Carrallukë të Malishevës

Kanë filluar dhe po vazhdojnë punimet në rregullimin e tri segmenteve rrugore në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës. Këto rrugë ndërtohen në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, e në veçanti infrastruktura rrugore në fshatra. Këto rrugë, financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Malishevës.

Punimet në këto tri segmente rrugore, sot i kanë parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me zëvendësministrin në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Enver Hotin, drejtorin e urbanizimit, Ahmet Morinën dhe drejtorin e shëndetësisë, Liridon Hotin, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit Carrallukë, Rrustem Hoti.

Kryetari Begaj dhe zv/ministri Hoti, i kanë uruar banorët dhe fshatin Carrallukë për ndërtimin e këtyre rrugëve, të cilat kanë rëndësi të madhe për banorët, qoftë për lehtësimin në qarkullim, e po ashtu këto rrugë kanë rëndësi të madhe edhe për bujqit lokal, të cilët duhet të lëvizin me makinerinë e tyre, nga shtëpitë në fushat e tyre, si dhe lidhë mes vete fshatrat Shkarashnik, Carrallukë dhe Tërpezë e Poshtme.

Drejtori i urbanizimit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, i ka njoftuar me projektin dhe ka sqaruar se këto rrugë rregullohen në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, ku dy segmente financohen nga ministria dhe një segment nga Komuna e Malishevës.

Kryetari i fshatit, Rrustem Hoti, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë investim, si dhe për angazhimin e komunës në Ministrinë e Infrastrukturës, që i kanë mundësuar ndërtimin e këtyre rrugëve në fshatin Carrallukë.

Më Shumë

Vdekja e të ndaluarit në stacionin në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë

Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për një rreshter dhe dy zyrtarë policorë në...

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në një fermë në Landovicë të Prizrenit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë shpërthimit të sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”. Përmes njoftimit bëhet...

Lajmet e Fundit